Komplot per sulm ne Siatell. Arrestohen dy terroriste

Dy persona janë arrestuar të akuzuar për komplot terrorist në Shtetet e Bashkuara. Ata kishin në shënjestër të sulmeve të tyre një qendër ushtarake rekrutimi në Seattle. Sulmi do të kryhej me granata dhe armë automatike bëri të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Zyrtarët thanë se të dyshuarit, Abu Khalid Abdul-Latif, i njohur edhe si Xhozef Entoni Dejvid, 33- vjeç dhe Uolli Muxhahid, i njohur edhe si Frederick Doming, 32- vjeç, janë arrestuar të mërkurën mbrëma, ndërsa shkonin të merrnin armët që do të përdoreshin gjatë sulmit.
Padia me shtatë pika i akuzon ata ndër të tjera dhe për konspiracion për vrasje kundër punonjësve e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe komplot me granata dhe armë të tjera zjarri. Nëse shpallen fajtor të dy përballen me burgim të përjetshëm.
Një personi që e kishte njohur Abdul-Latif për disa vite iu ofrua në fund të majit të merrte pjesë në komplot, por pa hezituar personi kallzoi në Departamentin e Policisë të Seattle.
Individi, me precedentë penalë, u bë një informator i paguar konfidencial në operacionin e fshehtë bënë të ditur prokurorë të çështjes sipas të cilëve ai u kishte siguruar atyre armë që nuk funskiononin.
Autoritetet thanë se burrat, që raportohet se ishin konvertuar në islam, duket të ishin inspiruar nga sulmi i viit 2009 në Fort Hud të Teksasit, në të cilin 13 njerëz u vranë nga një ushtarak mysliman i lindur në Amerikë.
Sulmi i planifikuar në shenjë hakmarrjeje për krimet e dyshuara të ushtarëve amerikanë në Afganistan. Gjatë operacionit të fshehtë ka pasur disa video dhe incizime audio të bisedave dhe takimeve që do të shërbejnë si prova materiale. Raportohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me Al Kaidën, apo grupet tjera terroriste.