E Shtunë, 31 Tetor 2026

Respektoni rregullat Mesazhet e Daul e Brouk per 8 Majin

Xhozef Daul kreu i grupit të Partive Popullore Europiane apelon për respketimin e institucioneve në Shqipëri, ndërsa është pyetur për rrugën që po ndjek procesi i zgjedhjeve në Tiranë. Ai thekson se duhet të triumfojnë rregullat e demokracise edhe kur ato imponojne pranimin e vendimeve që nuk i duam.

“Me sa di unë rezultati do të jepet nga gjykata. Kur fiton, sigurisht që je gjithmonë i kenaqur. Thelbësore është që demokracia funksionon, që rregullat demokratike zbatohen. Kjo është themelore. Degjoni! Duhen respektuar rregullat. Ka gjykata, ka organe vendimmarrese. Duhet të triumfojnë rregullat. Për më tepër, nuk është një parti e vetme që vendos, nuk është rruga. Demokracia është votë. Atëherë, kjo duhet respektuar. Unë kam dërguar përfaqesuesit tanë për të kontrolluar atje, kemi vendimet gjyqësore, ka pasur numërim dhe rinumërim votash. Nëse të dhënat janë të sakta, atëherë pas numerimit, kjo punë mbaron. Çfarë mund të bëjmë ne nga  Brukseli tjetër? Ne themi se ekziston e drejta, por ekziston edhe drejtesia. Duhet të mësohemi me një gjë të tillë”- tha Daul.

Edhe eurodeputeti Elmar Brok, thekson se duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe të punohet për progresin e vendit.

“Natyrisht që opozita gjithmonë mund të kontestojë rezultatet e zgjedhjeve. Unë mendoj se tani nuk ka arsye reale për një gjë të tillë. Opozita do të duhej të mundësoj që rezutlatet e zgjedhjeve të vijojnë si një pune normale sepse kjo është rruga më e mirë për të ardhur një ditë në pushtet dhe jo duke penguar përparimin e vendit kohë pas kohe”- deklaroi Brouk. 

Zgjatja e procesit zgjedhor për Tiranën dhe situata e krijuar shtoi mesazhet e Brukselit për politikën shqiptare duke bërë thirrje për respektim të institucioneve dhe bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›