E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komploti, Obama bisedon me mbretin Abdullah

Presidenti, Barak Obama ka zhvilluar një bisedë me mbretin e Arabisë Saudite, Abdullah, lidhur me komplotin e dyshuar të iranianëve ndaj ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, theksoi se Obama dhe mbreti kanë rënë dakort se komploti i dyshuar “paraqet një shkelje flagrante të normave themelore ndërkombëtare, etike dhe ligjore”.

Deklarata gjithashtu thekson përkushtimin e liderëve amerikanë dhe atyre të Arabisë Saudite për nxitjen e “një përgjigjie të fuqishme dhe të unifikuar ndërkombëtare me të cilën do të mbahen përgjegjës ata që kanë synuar komplotin”.

Irani, ndërkaq ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë bërë me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes së amerikanëve nga problemet ekonomike.

Shtetet e Bashkuara akuzuan këtë javë dy persona me origjinë iraniane për bashkëpunim me zyrtarët iranianë me qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, Abdel al Xhubir.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›