Komploti i lidhjes. Si u eliminuan shkrimtaret

Konferenca III e Lidhjes se Shkrimtareve historia qe nuk njihet si u ndeshen shkrimtaret kunder njeri-tjetrit ndare ne dy grupe per te eliminuar edhe fizikisht letersine shqiptare
Konferenca III e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise qe zhvilloi punimet nga 9-12 tetor 1949 mbylli fushaten e spastrimit kunder shkrimtareve te fundit te lire. Pese vjet pas vendosjes se diktatures nisi lufta me e ashper e eliminimit te shkrimtareve mes njeri-tjetrit. Si skemi plasur si skemi vrare veten per kete fjali Skender Luarasi do te kryqezohej nga Shefqet Musaraj. Ky ishte qe beri hapjen dhe mbylljen e konferences te cilit i ishte besuar sepata e gijotines komuniste duke nisur me eliminimin e Sejfulla Maleshoves nga kreu i Lidhjes se Shkrimtareve i pari ne historikun e kesaj organizate qe ska mangut asnje presje nga nje organizate kriminale qe e ngriti diktatura per te pasur nen kontroll shkrimtaret. Nje mekanizem vdekjeprures sa edhe gjyqesia hetuesit politikbyroja Blloku. Nje sistem gijotine ne luften 45-vjecare se kush e kush do qendronte ne krye.
Me dy vjet vonese konferenca III e Lidhjes se Shkrimtareve me justifikimin e puneve qe po shkonin ne organizimin e saj se ishin pikepamjet oportuniste te Sejfulla Maleshoves qe influencuan ne fazen e pare te saj duke e demtuar seriozisht e per pasoje Lidhja ra ne gabime te tjera formalizmi dhe sektarizmi te theksuar qe e kishin burimin e tyre te puna armiqesore antimarksiste dhe antisovjetike e trockisteve te Beogradit me agjent Koci Xoxen me shoke ne gjirin e Partise. Me ekzekutimin e shkrimtareve-armiq u hapej rruga disa te tjereve servile injorante qe kishin shkarravitur dy-tri poezi ne kohen e luftes qe propagandonin se duhej bere se pari nje letersi e re me emrin e pakuptimte qe nuk gjeti kurre terren - realizmi kritik e me pas per arsye emotive do te turreshin drejt propagandes sovjetike te letersise se realizmit socialist. Nje rast per te mohuar krejtesisht autore si Fishta Konica Kuteli At Vincenc Prenushi etj. per te cilet u kritikua ashper Maleshova po nga Shefqet Musaraj ne konference. Ndersa ky i fundit fliste per nje letersi te qeruar socialiste qe te kishte traditen ne baze e rindertimin synim. Ne kete periudhe pas lufte beteja ishte e forte per te shkruar historine e letersise dhe kush e kush te zinte vend me emrin e tij. Ne krye te kesaj beteje ia del Musaraj qe edhe drejton gjithe konferencen. Ai permend Traditat e shendosha te shkrimtareve te Rilindjeshellip qe nxitne dhe ndihmuan popullin ne rrugen e luftes e te perpjekjeve per liri e pavaresi i ruajtin dhe i shpune me tej pas shpalljes se Indipedences me 1912 Cajupi Noli Mjeda Sefulla Maleshova dhe i riu Millosh Gjergj Nikollahellip duke u klasifikuar ne krahun komunist ky i fundit pra Migjeni si perfaqesues i te rinjve ne perpjekjen letrare te viteve te fundit te regjimit zogist.
Ne kete skeme eliminimi si fillese per te vene ne shina realizmin socialist sipas metodes sovjetike shkrimtaret e konferences se trete ndahen ne dy grupe qartazi vija mbrojtese e tyre qartazi dhe perpjekja e nje pakice per ta mbrojtur letersine e lire. Ne nje ane ne krye Shefqet Musaraj Dhimiter Shuteriqi Aleks Caci Kole Jakova Fatmir Gjata etj. ne anen tjeter tre emra qe moren goditjen deri ne perjashtim Sejfulla Maleshova Skender Luarasi dhe Ymer Dishnica. Grupi i pare donin mohimin e gjithe tradites letrare te viteve lsquo30 dhe emrat e tyre te vinin ne krye - keta madje per te zevendesuar shpejt e shpejt emrat ne letersi u shpallen letrare te rinj perparimtare te kohes se Zogut qe u pasuan me vone me kuadro akoma te reja qe dolen nga lufta si Jakova apo Gjata ndersa te dytet e sidomos sakrifica e Maleshoves ishte hyrja ne letersi e tradites se viteve lsquo30 ata qe u mohuan si Fishta Koliqi Konica aktivizimi i Kutelit apo afrimi i Vincenc Prenushit. Ne fjalen e tij Shefqet Musaraj kryen misionin komunist vendos ne liste te zeze njehere e mire per 45 vjet emra si Fishta Konica dhe Mithat Frasheri duke kujtuar debatin e famshem te njohur mes Mithat Frasherit e Cajupit ne Klubin e Selanikut kete te fundit mbron Musaraj per te perjashtuar tjetrin si arsye eliminimi nga historia. Ne emer te gjuetise komuniste Musaraj liston se rruga e te pareve nis Buzuku Budi Bogdani Veqilharxhi Kristoforidhi Naimi Cajupi Mjeda Migjeni etj. gjer te shkrimtaret e luftes - kjo eshte trashegimi sipas tij. Ndersa rruga e te dyteve nga Kavalioti e Danili te Fishta e Konica gjer te Koliqi e te Kuteli - kete quan Musaraj ne egoizem vrases tipik per kriminele letrare trashegimi e klases feudalo-borgjeze.
Dokumenti zyrtar i konferences se trete ja me keto nis kur nisi edhe fushata per asgjesimin total te lirise krijuese dhe te nje historie te letersise sic qe ne zhvillimin e saj te natyrshem qe mori hov prej viteve lsquo30. Njerezit qe u goditen ishin tre Sejfulla Maleshova qe kishte drejtuar per 5 vjet Lidhjen shkrimtari e perkthyesi Skender Luarasi dhe Ymer Dishnica qe me shume ishte mbrojtes i Maleshoves
Rezoluta e fshehte qe u mbajt ne mungese te pranise se tre shkrimtareve te mesiperm u pergatit nga grupi i pare i shkrimtareve me ne krye Shefqet Musarajn te cilen e botojme te plote me lart.
Ndersa fjala e Skender Luarasit dhe Sejfulla Maleshoves mungon aty vetem sa jepen disa mendime qe kane hedhur ne referatet e tyre.
Skender Luarasi ne permbledhje thuhet se kritikoi diskutantet Kole Jakova e Mark Ndoja qe nuk folne mi veprat e tyre kerkoi nga shoku Dhimiter Shuteriqi te njohe me shume luften e madhe qe kane bere prinderit tane per te krijuar levizjen tone kombetare dhe u bashkua me mendimin e S. Maleshoves qe te mos u leme as kaqe armiqve nga ajo qe eshte jona. Kisha per te fole me shume mi keto gjera - perfundoi Luarasi - po pasi S. Maleshova i tha te gjitha une u lehtesova. Tre vjet kane qene per neve tre vjet zije qe kurse Organizata e Shkrimtareve ska punuar. Si skemi plasur si skemi vrare veten Po kjo konference i varrosi te gjitha ne te shkuaren. Sot e tutje te veshtrojme te veme secilin ne vendin e merituar.
Me 10 tetor 1949 ne ora 10 hapet seanca e trete e kryesuar nga Shefqet Musaraj.
Shenohet Sejfulla Maleshova kunder konferences. Ne realitet ai u deklarua ne kundershtim te plote me gjithe referatin te cilin e gjeti skematik dhe artificial. Kjo deklarate e shenuar ne mungese te fjales se plote ben fjale per kundershtimin qe u beri disa pikave te referatit te Komitetit Drejtonjes
Maleshova nuk eshte dakord me linjen e demarkacionit qe ngrihet ne referat ne mes te shkrimtareve te rrymes perparimtare dhe atyre te rrymes reaksionare ne letersine shqipe seshte dakord qe Fishta dhe Mjeda te vendosen ne dy kampe te kunderta qe Faik Konica dhe F. Noli te mos jene te nje rruge dhe beri perpjekje qe te nxjerre Fishten perparimtar. Nderkohe Maleshova shkruhet se ankohet ndaj referatit te Musarajt se eshte punuar pa pjesemarrjen e tij dhe nuk merret gjere me vepren e tij Cfare roli kane veprat e mia ne levizjen e popullit shqiptar ne kohen e clirimit nacional dhe pas clirimit nacional - pyet Maleshova. Ketu shkrimtari ndien kanosjen e eliminimit qe del hapur ne konference si dhe grupimet gjithashtu. Une jam nje nga ata qe hap etapen e letersise se re ne Shqiperi - ka kerkuar Maleshova duke menduar per vendin qe vepra e tij te zinte ne letersi dhe ne historine e letersise. Ne permbledhjen e shkurter te pergatitur per fjalen e Maleshoves vijne akuzat me radhe Ai foli edhe per nje autokritike te shendoshe bollshevike qe duhet bere ne aktivitetin dhe ne punet tone po ne diskutimin e tij ku ishte rasti qe ai te bente autokritiken e aktivitetit te tij si udheheqes i Lidhjes te njihte gabimet e tij te renda oportunizmin dhe megallomanine e tij qe i suallne rreziqe serioze letersise sone te re sidomos ne fazen e pare te saj S. Maleshova nuk beri nje gje te tille. Maleshoven e akuzojne se donte ai te likuidonte njerez kur gijotina e Partise ne fakt kishte nisur egersisht nga 46-a. Pergjithesisht ka pasur gabime - thote Maleshova - po nuk ka pasur nje vije oportuniste ne letersi. Lufta e Maleshoves per te rezistuar duket e kote pavaresisht se e deklaroi ne konference se e gjithe kjo ishte komplot i heshtur kunder tij.
Konferenca u gjet unanimisht e vendosur ne lartesine e duhur te demaskoje njohurite e pakta dhe te gabuara te S. Maleshoves ne shume ceshtje te historise dhe te letersise sone te mproje vijen e Partise ne letersi kunder pikepamjeve oportuniste borgjeze dhe armiqesore te S. Maleshove - kjo fjali ishte vula qe vendoste perjashtimin nga jeta jo vetem letrare e Maleshoves por dhe si ekzistence.
Ndersa Sterjo Spase ne anen e Shefqet Musarajt thote se per te mbajtur atmosferen letrare duhen keto burime letrare e shkuara jone lufta nacionalclirimtare dhe rindertimi
Ketu Spase thote Nuk jam i qarte per veprat letrare te realizmit kritik qe u zu ne goje duke thene se tani per tani kane perpara metoden e realizmit socialist. Ky sheh si detyre kryesore Te njohim sa me mire veprat e realizmit socialist Disa citojne Zhdanovin Gorkin Shollohovin etj. Konferenca e trete e tetorit te lsquo49-s dukej qarte si embrion a si test nga diktatura duke ngjitur eger-bute asgjesimin e letersise qysh ne rrenje. Nje kohe e volitshme me te cilen mund te merren studiuesit e sotem antikomuniste e antisocrealiste me mekanizmin qe ndertoi Lidhja e Shkrimtareve ne vdekjen 45-vjecare te letersise per ta mbushur kete vakum nga vitet lsquo30 e deri ne lsquo90-n me futurizmin komunist anetare te te cilit vazhdojne te drejtojne katedrat e sotme letrare e te mbajne peng studimin e kesaj letersie. Kjo eshte e qarte mungese vullneti per ta rishikuar letersine dhe historine e saj prej 20 vjetesh.
Nuk vemi kunder historise
Ne mbarim te diskutimeve i jepet fjala shokut Shevqet Musarai i cili ben rekapitulimin e vrejtjeve dhe te sugjerimeve qe paraqitne diskutantet rreth referatit.
Fjala e shokut Shevqet Musaraj
Nje gje mjaft pozitive u konstatua ne kete konference Muarne fjalen 18 antare te Lidhjes se Shkrimtareve. Tetembedhjete vete ne nje mase prej 50 vetesh nuk jane pake. Kjo tregon interesimin e math te shkrimtareve per punen e organizates se tyre.
Pothua se te gjithe shoket u gjetne ne nje mendje me vijen e pergjithshme te referatit. Bene sugjerimet dhe vrejtjet e tyre kerkuan skjarime per ceshtjet qe si kuptuan mire e te tjera po ne parim nuk pati kundershtime te pazgjidheshme. Perjashtim bene vetem tre Sefulla Maleshova Ymer Dishnica dhe Skender Luarasi.
Do u pergjigjem me pare atyre shokeve qe bene vrejtje dhe ngriten ceshtje me qellimin e mire qe ti sjellin konferences ndihmen e tyre pastaj do vi edhe te diskutimi i S. Maleshoves me shoket e tij.
Shoku Sterjo Spasse pyet ne se esht e drejte sic shtrohet ne referat qe te mos shkruajme sot vepra realizmi kritik. Referati nuk e ngre keshtu ceshtjen e
realizmit kritik. Referati kundershton pikepamjet e cfaqura nga nje numer shume i kufizuar shkrimtaresh qe jane te mendimit se pa kaluar fasen e realizmit kritik ne letersi smunt te hidhemi ne ate te realizmit socialist. Ku shpije mendimi i gabuar i ketyre shokeve Shpije aty qe ne me veprat tona te sotme te kritikojme te metat e shoqerise se vjeter borgjeze domethene te bejme ate qe sbeme sa duhet ne kohen e duhur dhe te mos vemi me tutje. Kjo ide eshte e demeshme prandaj duhet denuar. Ne do i kritikojme ne veprat tona edhe te metat e shoqerise se vjeter borgjeze po gjithenje duke u nisur nga pozitat e shoqerise sone sot dhe duke pasur ne plan te pare orientimin e shoqerise se re drejt sarthmes me te mire.
Shoku Sterjo solli shembullin e vepres laquoPjetri i Pareraquo te Aleksei Tolstoit ne Bashkimin Sovjetik qe kritika sovjetike e ka cmuar per te vlefshme. Po vecse ka nje ndryshim qe ne Bashkimin Sovjetik shohim edhe qindra vepra te tjera qe trajtojne tema te reja moral te ri jeten dhe punen krijonjese te njerezve sovjetike. Nuk duhet haruar pastaj niveli kultural dhe ideollogjik i lexonjesit sovjetik ne krahasim me ate te lexonjesit tone qe esht akoma ne hapat e para.
Shoku Sterjo beri edhe nje propozim me vent Te botoje Lidhja nje gazete te posacme letrare me permbajtje me te lehte se revista laquoLiteratura Joneraquo. Nje gazete e tille do te plotesonte me te vertete nje nevoje te madhe te vendit. I takon udheheqjes se re te Lidhjes ta mare ne studim kete ceshtje dhe ti jape-udhe.
Nonda Bulka seshte ne nje mendje me disa shoke qe thone se poema laquoAshtu Myzeqe e Aleks Cacit nuk eshte realiste. Per mendimin tim thote Bulka laquoAshtu Myzeqe eshte nje veper realiste se tregon myzeqarin ashtu sic eshte popull qe ska luftuar.
Poema e A. Cacit ka anet e saj te mira se trajton nje theme te re reformen agrare ne Myzeqe qe cliroi bujqit nga skllaveria e beut dhe solli per ta nje jete tjeter. Po Aleksi nuk eshte realist tamam aty ku e quan Bulka. Seshte e vertete qe populli i Myzeqese nuk ka luftuar. A eshte interesuar auktori ose dhe vete shoku Bulka se cbente populli i shtypur i Myzeqese gjate kryengritjeve fshatare qe zhvilloheshin 100 vjet me pare me Rrapo Hekalin ne rrethet e Beratit Perse beheshin ato kryengritje dhe kundra kujt beheshin Per token dhe buken qe i mungonte myzeqarit kundra bejlereve Vrionas dhe shoke qe shtypin myzeqarin. Eumlsht e pa mundur pra qe myzeqari te rinte indiferent ne kete kryengritje. Vijme te nje fakt tjeter i njohur qe dashur pa dashur e haron shoku Bulka e ka haruar edhe auktori i laquoAshtu Myzeqe-seraquo Populli i Myzeqese ka dhjetra e dhjetra deshmore ne luften nacional-clirimtare te tjere luftetare nga Myzeqeja qe mbijetuan luften dhe tmeret e saj kane gjokset plot dekorata dhe jane sot mburja e Myzeqese ne ushtri ose ne pushtet.
A ish e mundur te dilte nga hici gjithe kjo force Jo Populli i Myzeqese ishte me i shtypuri esht e vertete se kryengritjet e tij u mbytne here pas-here ne gjak. Po ai fshihte permbrenda tij forca te pashteruara te cilat i pame te organizohen dhe te zhvillohen gjate luftes nen drejtimin e partise Komuniste te dalin ne shesh dhe te bejne mrekullite qe bene. Marifeti i shkrimtarit eshte ti zbuloje dhe ti nxjerre ne drite keto forca te mases punonjese edhe atehere kur nuk duken. Ne poemen Ashtu Myzeqe sidomos ne pjesen e pare qe merret me te kaluaren e myzeqarit keto forca sdalin. Prandaj per sa shikon kete ane Ashtu Myzeqe seshte realiste.
Spiro Comora thote se sduhet kritikuar nje veper letrare nga nje kolektiv njerzish po vetem nga individe. Comora e ka fjalen sigurisht te kritika qe u eshte bere vjershave te tij Syfete nga ana e revistes Literatura Jone. Ne konditat tona une mendoj perkundrazi se nje kritike qe i behet vepres nga ana e nje kolektivi njerzish sic eshte redaksija e Revistes eshte me e shendoshe nga kritika qe do ti bente nje person i vetem sepse kritika kolektive sjell mendimin dhe vrejtje te shume njerezve. Kjo me duket me e drejte- sidomos per neve qe na mungojne sot per sot kritiket letrare te afirmuar. Sa per hallin qe e preokupon Comoren e kujtdo i drejtohet auktori i vepres se kritikuar ne rast se eshte ne kundershtim me kritiken kjo sme duket te jete problem do i drejtohet revistes domethene redaksise se saj dhe me konkretisht kryeredaktorit i cili eshte pergjegjes per cdo gje qe boton revista.
Sefulla Maleshova nuk u gjet ne nje mendje me referatin tim. Kjo nuk qe nje surprize per mua dhe per shume nga shoket po perkundrazi ishte nje gje qe pritej. Sefulla Maleshova eshte oportunist ashtu si e cilesoi referati ashtu si e cilesoi rezolucioni i Kongresit te Pare te Partise Komuniste te Shqiperise. Ne ishim te sigurte se ashtu do ta tregonte veten Sefullahu edhe ne kete konference. Sefullahu tha se nuk ka bere si udheheqes i Lidhjes se Shkrimtareve ndonje oportunizme te rezikeshme. Nuk ishte oportunizem per Sefulla Maleshoven te binte ne udheheqje te Lidhjes te organizates qe kishte per misjon te lithte bazat e letersise sone te re revolucionare At Vincenc Prenushin e Mitrush Kutelin dhe ne redaksine e organit qendror te Lidhjes njeres si ing. Andrea Xegen. Sefullahu e justifikon kete me nevojen e aktivizimit te atyre qe kishin kapacitet dhe qe skishin bere aqe te keqija kunder popullit dhe demokracise pasi nuk ishin ne burg. Ai haroi se ketu ishte fjala per njerez qe do te punonin ne nje sektor delikat sic eshte sektori yne qe do benin punen e shkrimtareve te ingjinereve te shpirtit. Harroi pastaj me te madhen se te tille njeres nuk i vinte ne rrugen e Partise dhe te popullit po i vinte ne pozita qe te diktonin udhen e Partise dhe te popullit ne pozita udheheqese.
Si shume deshi ta shkarkoje veten nga oportunizmi Sefulla Maleshova. Po mua me duket se deshi ti vere vetulla ceshtjes dhe i nxori syte. Ku e gjeti ay ne realitet skematik dhe artificial referatin E gjeti te fakti se ne referat Fishta dhe Konica nuk dalin ashtu si kerkon ti nxjere Sefullahu njeres qe tja tregojme si model popullit tone rinise sone po dalin ashtu sic i tregon vepra e tyre udha e tyre konseguente me perpara ne sherbim te interesave te Imperializmit austro-hungarez pastaj te Zogut dhe me ne funt te fashizmit italjan.
Megjithese nuk ishte rasti per te bere analizen e veprave te Fishtes Sefulla Maleshova na e beri kete analize. Na e nxori Fishten flori te kulluar. Na tha se Fishta ka shkruar per Boeret per bokseret e Kines ka shkruar kunder atyre qe perbuznin gjuhen shqipe dhe te tjera si keto qe i ka gjetur koqe e nga nje koqe ne vepren voluminoze te Fishtes dhe nuk na tha gje per strumbullarin e vepres se Fishtes per Lahuten e Malcise.
Sefulla Maleshova nuk i cfaq sot keto ide oportuniste. Sot ai mpron vijen e tij te vjeter vijen e thelle oportuniste qe i solli kaqe deme pune sone letrare. Ai mpron tezen e tij qe shtroi me autoritet kur ishte Minister i Kultures ne konferencen e tij me teme Roli i kultures ne Shqiperine e sotme.
Cthoshte ahere Sefulla Maleshova Faik Konica Fan Noli dhe Fishta jane figurat me te mbedha te Shqiperise ne fushen e kultures. Keto thoshte. Dhe ne nje plan me Fishten e Lahutes se Malcise vinte Naimin e Historine e Skenderbeut. Kush munt te mpronte me te gjitha forcat kete teze te Sefullahut Njerezit qe u vinte me per shtat kjo teze Kuteli Prenushi etj.
Sefulla Maleshoves i duket pa vent vija e demarkacjonit qe ben referati ne mes te Fishtes dhe te Mjedes. Te Mjeda ne gjejme me radhe kenge si ajo e laquoLiriseraquo dhe nuk gjejme asnje shenje te flamureve qe ndronin Fishta dhe Faik Konica. Rendesi ka pastaj dhe ana subjektive e Mjedes qe Sefullahut si pelqen ta permendim. Kreret reaksjonare te klerit katolik ne e dime se ckrere aprovonte Vatikani per te udhehequr klerin katolik ne Shqiperi nuk e mirnin ashtu per kot neper kembe Mjeden po per arsyen e vetme se nuk gjenin tek ai shebertorin besnik qe u duhej sic e gjeten te Fishta.
Po Sefullahu thote se nuk munt ta ndajme Mjeden nga Fishta pa bere nje analize te holle se cklase dhe cbotkuptimi filozofik i perkisnin keta njeres. Kjo do te thote pse te mos e bejme kete edhe per Naimin edhe per Cajupin edhe per te tjere Dhe me qe kjo nuk eshte gje qe behet shpejt pse ti permendim fare ne referat Ose me keq akoma te mos bejme referate e konferenca pa zgjidhur me pare gjer ne funt te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me historine tone kombetare dhe me ate te letersise. Jo. Ne s mendojme keshtu se s duam te leme punen qe kemi perpara per te humbur ne labirinthin e kritikes se letersise se kaluar. Ne do ta bejme edhe kete pa tjeter po do t a bejme pak e nga pake ne pune e siper do te germojme edhe arshivat e vjetra si kemi fllluar te bejme ne realitet dhe do te nxjerrim prej tyre me pare gjerat qe pellasen qe sduan shume kallauze dhe do ti futim ne punen tone. Kete na meson dhe eksperienca e cmuarshme sovjetike. Po kjo ceshtje ashtu si e shtron Sefullahu nuk ka vetem kuptimin qe te leme punen e sotme dhe te humbasim ne labirinthin e letersise se kaluar. Ka edhe nje kuptim tjeter Te ngaterojme Mjeden me Fishten te mos guxojme te themi qysh sot se Fishta esht i armikut dhe Mjeda eshte yni ose per me kollajllek pasi jane te dy klerike ta hedhim dhe Mjeden m ate ane. Kete kerkon te beje edhe armiku. Po ne kete nuk e bejme.
Nga te gjitha keto duket se konkluzionet e referatit nuk jane skematike artificiale kur thone se te kohen qe ishte Sefullah Maleshova ne krye te kultures dhe te letersise nuk beme nje diferencim te drejte ne mes te traditave te shendosha dhe traditave te dobeta te letersise sone dhe si rrjedhim ka pasur konfuzjon ne radhet e njeresve te artit e te letersise dhe arti e letersia jone e re nuk u udhehoqen mbi traditat me te mira kombetare.
Sefulla Maleshova kerkoi nga referonjesi nje autokritike te plote ku te thueheshin hapet te metat tona. Po kjo nuk munt te behet mdash tha Sefullahu mdash se Komiteti drejtonjes nuk eshte konsultuar. Ne kemi bere -nje autokritike te hapet dhe te shendoshe te punes sone te te gjitha te metavet tona. Po eshte pikerisht kjo autokritike qe nuk do Sefullahu se eshte Sefulla Maleshova ai qe kryesonte dhe orientonte punen tone qe ne fillim kur ishte ceshtja qe te hidheshin bazat e para te letersise sone pas clirimit. Sefullahu e shkarkon veten nga pergjegjesija e gabimeve dhe e demeve qe pati Lidhja me faktin se ai nuk ndenji si udheheqes efektiv i saj vecse nja pese a gjashte muaj. Une them se n ate gjendje foshnje sic paraqitej letersija jone e re pas clirimit jo gjashte rnuaj po edhe nje ore do te ishte mjafte per te hedhur ne hava letersine. Me gjithe mungesen formale Komiteti beri mire qe nuk e thirri Sefulla Maleshoven per konsultim. Se Sefulla Maleshova me pikepamjet e tij thellesiht oportuniste te cilat i ka vazhduar dhe i cfaqi hapet edhe ketu nekonference nuk do ti kishte sjelle Komitetit asnje ndihme. Referati eshte punuar me shoket me te mire te Komitetit. Dhe ne kemi pasur vazhdimisht ndihmen e Komitetit central te Partise sone qe te mos binim ne gabimet e Sefulla Maleshoves.
Del pyetja me cte drejte u perjashtua Sefulla Maleshova. Me te drejten qe I japin komunistit interesat e larta te popullit dhe te Partise. Ne kemi iniciativen e veprimit marim edhe pergjegjsi per fajet qe munt te bejme.
Sefulla Maleshova nuk pranoi qe su eshte dhene dora sa duhet debutanteve te rinj ne letersi dhe qe ka pasur nje fare percmimi te punes se tyre. Ne mbame ment shume mire sulmin e rende te Sefulla Maleshoves ne konferencen e pare te shkrimtareve kunder te rinjve qe iu dha rasti te cfaqnin pikepamjet e tyre ne letersi. Kjo me duket qe edhe fillimi i asaj percarje qe dolli theksuar me pas ne shkrimtare te vjeter dhe ne shkrimtare te rinj. Sejfullahu ka qene gjithenje gati te mare ne tallje te rinjte qe dilnin ne shesh me vargjet e para te tyre sigurisht pa shume art dhe teknike po se cduheshin bere per te edukuar keto forca per kete se ka vene ujet ne zjar nonjehere.
Sefulla Maleshova nuk pranon se gjate kohes qe ai ka qene ne udheheqje te Lidhjes letersija jone e re nuk u orientua ne menyre te vendosur konkrete dhe te plote nga letersija e Bashkimit Sovjetik sic thuhet ne referat.
Ne dime se vija e organizates sone ne letersi cfaqet dhe pasqyrohet ne organin e saj. Shikoni te tete numrat e revistes Bota e re qe duallen gjate qendrimit te Sefullahut si udheheqes i kultures dhe i letersise nuk do te gjeni asnje gje qe ta orjentoje letersine tone nga Bashkimi Sovjetik.
Po do gjeni perkundrazi ne fjalen e Sefullahut mbi Rolin e Kultures ne Shqiperine e sotme kete orientim prej udheheqesi
Detyra e tyre e intelektualeve eshte te vendosen lidhje te ngushta kulturale me Bashkimin Sovjetik me Angline dhe me Ameriken.
Ky eshte orientimi qe na duhesh neve
Sefulla Maleshova tha se eshte nje nga ata qe kane hapur fazen e letersise se re ne Shqiperi. Ai mohon ketu rolin dhe influencen e letersise sovjetike dhe rymen e letersise se te rinjve perparimtare te kohes se Zogut dhe pastaj ne lufte. Mohon rolin dhe influencen e romanit Nena te Gorkit qe mbante nene sqetull puntori i thjeshte kur hidhej ne demostrata dhe perleshej me xhandaret e Zogut mohon shkrimet e letrareve te rinj te revistes Bota e re me 1936 qe reflekton vijen qe i dha letersie Sovjetike Kongresi i Shkrimtareve Sovjetike me 1934.
Kush i njifte ahere vjershat e Sejfulla Maleshoves ne Shqiperi Munt te nemerohen ne gishterinjt e dores. Sefulla Maleshova filloi te njihej ne Shqiperi vetem me 1942 dhe ishte Partia Komuniste ajo qe shumezonte ne ciklostil dhe shperndante vjershat e tij te cilat i cmonte ashtu si cmonte vete Sefullahun kur nuk kish cfaqur akoma tendencat oportuniste likuidatore qe cfaqi me vone.
Kaqe kisha per Sefullane.
Skender Luarasi nuk i paska zene syri gje tjeter vecse zi ne pune tone letrare.
Ne degjuam ketu kaqe vete qe folen gjate gjithe seancave te ndryshme te konferences. Asnje nga shoket nuk e paraqiti situaten te zeze si e paraqiti Skenderi perkundrazi foli secili mbi te metat po tregoi dhe sukseset qe kemi pasur. Jo vetem po edhe ne mendimet e tjera qe cfaqi Luarasi cfaqi opinionin e tij te ngushte personal qe ska me vete asnje nga antaret e kesaj konference. Me ne funt Skender Luarasi nuk u tregua i sinqerte kundrejt konferences e nisi diskutimin me kisha te thoshnja po sdo ta them me sdo bej autokritike po vetem do kritikoj e te tjera.
Per keto arsye me duket se nuk e vlen bara qirane ti pergjigjem. Foli me ne funt dr. Dishnica qe nje shtojce e fjales qe mbajti dje Sefulla Maleshova. Frazet bombastike me te cilat ay deshi te cilesonte vepren dhe figuren e Sefulla Maleshoves tregojne se Ymer Dishnica ka dishka te vecante me Sefullane flet me pasjon per te aq sa nuk di cthote. Po ne nuk shtyhemi ne punen tone nga pasjone te tilla. Dr. Dishnica kerkoi qe te vihet ketu fotografija e Sefullahut ne vent te asaj te Migjenit d.m.th kerkoi nje gje qe smunt ta kerkonte vete Sefulla Maleshova. Ci shtoi tjeter fjales se Sefullahut dr. Dishnica I shtoi ceshtjen e Migjenit ate qe donte te thoshte dje Sefulla Maleshova kur e deklaroi veten si njeriun qe ka celur etapen e letersise se re ne Shqiperi. Duke dashur te rrezoje Migjenin qe referati e ve ne krye te levizjes perparimtare te letrareve te rinj ne kohen e Zogut dr. Dishnica dhe S.Maleshova kane per qellim qe kjo levizje ti detyrohet Sefulla Maleshoves. Kjo eshte kunder historise. Dhe kunder historise ne nuk vemi.