Kompozitori i Kanges se Flamurit te Arbrit qe nuk ka vorr
Ate Bernardin Palaj ka kene poet mitolog studiues shkrimtar filozof dhe pianist nje studjues dhe muzikant me te ardhme shume te madhe. E ardhmja e tij muzikore ishte e lidhur edhe me formimin e tij shpirtnor dhe intelektual.
Ai ishte nje njeri me kulture te gjane qe dallohet qarte ne te gjithe punet e tija intelektuale.
Edhe ne fushen e muzikes ai kompozoi pjese te ndryshme muzikore te mbeshtetuna ne traditen shqiptare mbi modet dhe melodite e pastra tona tradicionale. Palaj vleresonte maksimalisht kulturen tone kombetare dhe mbi kete fenomen mbeshtetej i gjithe arti i tij ne pergjithesi.
Nje prej ketyre pjeseve te vogla muzikore te cilen e kam luajtur eshte edhe Kanga e Flamurit.
Kjo pjese asht nje kange e vogel e cila i kushtohet Flamurit te Arbrit. At Bernardin Palaj i ka shkruar me shume dashuri flamurit tone.
Ajo asht nje kange e thjeshte me nje melodi shqiptare qe ngre lart vlerat e Flamurit kombetar simbolit ma te cmuar per kombin tone.
Kanga asht kompozuar per Bujri ne Si bemol Trombe dhe Kange Soprano.
Ajo asht konceptuar ne formen e nje marshi me karakter epiko-lirik elemente te cilet i japin melodise nje vend shume te randesishem. Melodia e thjeshte dhe shume komunikative jep nje mesazh te madh per flamurin tone.
Harmonia asht klasike e thjeshte dhe asht e mbeshtetur mbi motivet tradicionale shqiptare. Palaj e ka shkruar hymnin per za qe asht pjese e psikikes njerezore dhe nje element i randesishem i saj gjithashtu per Bujri veglat e frymes te cilat transmetojne edhe keto shume emocione shpirtnore.
Kenga e flamurit luhet ne Unison kengetarja dhe Bujrija tromba.
Unisoni ka nje vlere te madhe dhe shpreh unifikimin e mendimit tingullit dhe frekuencave shpeshtesise te tij.
Ne fillim fillon instrumenti i Trombes Bujria me disa sinjale kushtruese dhe pastaj ajo luhet ne unison tromba me kangetaren.
Ne pjesen kur lot Tromba dhe kangetarja kompozitori i ka unifikuar me nje Legato te madhe. Tromba dhe kangetarja duhet te lozin me legato qe lidh mendimin e kangetares dhe instrumentistit. Ne fund kemi disa sinjale trombetistike te cilat jane perdorur per ta mbyllur kangen.
Ate Palaj ka arritur me mjeshteri te unifikoje tingullin e Bujrise trombes me kangetaren.
Ne fakt kemi te bajme me nje kange hymn e cila jep nje mesazh te madh duke lartesuar Flamurin tone i pari ne zonen e Adries Adriatikut sic shkruan kompozitori ne tekst.
Gjithashtu teksti kangws i shkruar ne gegerisht transmeton me fjale krahas muzikes nje mesazh shume te randesishm per kombin dhe flamurin tone kuq e zi. Palaj shkruan shume qarte dhe me vertetesi kur e konsideron kombin tone si te parin truell ne Ballkan. Edhe melodia asht tipike shpiptare.
Autori shkruen
Ti kuq e zi valvite cse kombi ilirjan
Nbreg te Adrjes nu mi dite ma t parin truell nBallkan.
Kangen e Flamurit te Ate Bernardin Palaj e kam luejt ne diten e pavaresise para disa vitesh ne Kinema Milenium ne Shkoder me mexosopranon Rita Dervishi. Loja trome soprano tingelloi shume interesante. Ne fakt pjesa krahas vlerave muzikore te mirefillta asht edhe nje pjese antikuare qe tregon formimin e larte intelektual dhe shpirtenore te Palajt.
Asht interesant fakti se kompozitori ka dite qe nepermjet nje materiali te vogel te japi shume informacion muzikor dhe intelektual.
Kanga asht e konceptuar ne Unison me instrumentin i Trombes dhe kangetaren ka vlera qytetare dhe muzikore.
Kjo kange asht nje melodi e thjeshte me nje mesazh shume te randesishem per kohen dhe ajo ka edhe vlera aktuale.
At Palaj dhe brezi me te cilin ai punoi paten vlera te medha intelektuale dhe qytetare.
Por diktatura me e ashper ne vendet e ish-lindjes jo vetem qe nuk i la me shpreh talentin e tyne por i burgosi dhe i vrau ne burgjet e komunizmit.
At Bernardin Palaj kishte lindur ne vitin 1896 ne fshatin Shllak te Dukagjinit dhe pasi kishte marre mesimet e para ne Kolegjin Franceskan te qytetit te Shkodres ishte diplomuar per Teologji ne Insbruk te Austrise. Kultura austriake ndikoi ne formimi e tij te matejshem.
Pas mbarimit te Studimeve ai u kthye ne vendlindjen e tij ku u caktua profesor i Historise dhe Latinishtes ne Liceun Illiricum dhe krahas asaj pune per afro 20 vjet me radhe u morr me mbledhjen e Eposit te Kreshnikeve te Veriut te Shqiperise si dhe me doket e zakonet e atyne krahinave. Studjues te huej e kane vleresue shume punen dhe vepren e Palajt si mitolog dhe mbledhes folklori. Prejardhja e tij nga malet dhe studimi per vlerat e maleve dhe folklorit tone i dhane frymezimin At Bernardin Palajt me shkrue me shume dashni per keto tema jo vetem letersi por edhe muzike kombetare. Studiues te huej e kane vleresur shume punen e Ate Bernardin Palajt
Albanologia e shquar ruse Desnickaja e quan Njohesin ma te shquar te Maleve tona. Ai ishte muzikant dhe pianist i shquar. Se bashku me At Donat Kurtin botuan vellimin Kange kreshnikesh dhe Legjenda 1939. Ai eshte autor edhe i shume punimeve dhe poezive ilirike tjera te botuara kryesisht ne Hyllin e Drites Prej burgut te jetes 1933 Valet e nje shpirti 1934 Varreve te flamurit 1947 Kuq e zi 1937 Kanuni i maleve 1944 etj. At Bernardini si shperblim i punes se kryer arrestohet ne vitin 1946. Vuajti torturat ma cnjerezore. E lidhen me tel te ndryshkun me jave te tana deri sa nuk iu helmua gjaku dhe vdiq nga tetanosi. Sot nuk iu dihet varri.
Po citoj edhe disa vargje te nje poeme te Kurtit per flamurin. Dashuria per flamurin tone kuq e zi duket qarte edhe ne keto vargje. Autori me respekt te thelle per simbolin tone kuq e zi ka lane nepermes vargjesh te thjeshta por plot pathos nje mesazh per te gjithe neve qe ta respektojme dhe ta duam flamurin tone kombin tone. Ashtu si me muzike edhe ne keto vargje nepermjet forces se fjales Palaj i kendon flamurit tone i cili perfaqeson te gjithe historine tone shume te lashte. Ai shkruen tek poema Vorreve te flamurit
Eni moj Zagravena pra e Shtojzovalle
E rreth Flamurit tone sot kndoni valle
Aso vallesh pirrike si knduet motit
Para Lekes e Burrit Teutes e Kastrijotit
At Bernardin Palaj ka kene nje meshtar dhe artist me vlera te larta intelektuale dhe artistike.