E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur jetet merren peng

Duke lexuar romanin Jete te marra peng te Viktor Canosinajt te vjen ndermend fakti qe edhe shkrimtare te mehershem jane marre me periudhen historike te pashalleqeve ne Shqiperi gjysma e dyte e shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX dhe i ka grishur figura e Ali Pashes. Kujtojme S. Godon I. Kadarene V. Koreshin M. Meksin B. Blushin etj. Mirepo ne futjen ne letersi te figurave te tilla komplekse dhe kunderthenese sa e madhe eshte grishja aq eshte edhe veshtiresia e trajtimit

Duke lexuar romanin Jete te marra peng te Viktor Canosinajt te vjen nder mend fakti qe edhe shkrimtare te mehershem jane marre me periudhen historike te pashalleqeve ne Shqiperi gjysma e dyte e shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX dhe i ka grishur figura e Ali Pashes. Kujtojme S. Godon I. Kadarene V. Koreshin M. Meksin B. Blushin etj. Mirepo ne futjen ne letersi te figurave te tilla komplekse dhe kunderthenese sa e madhe eshte grishja aq eshte edhe veshtiresia e trajtimit. Canosinaj ia ka dale mbane te na sjelle nje prurje origjinale pak te ngjashme me te meparshmet. Ai ka vijuar cmitizimin e figures se Ali Tepelenes duke e sjelle ate real dhe duke ia hequr aureolen e udheheqesit te madh atdhetar dhe duke shperfaqur sunduesin e zot por mizor dinak por paranojak. Natyrisht duhet mbajtur parasysh se jo vetem Aliu ishte i tille ne kohen kur jetoi.

Nje varr i vetem se mbante dot lavdine

lavdine bashke me mizorine.

Duket se autorit i eshte dashur nje pune e gjate parapergatitore hulumtim ne materialet historike gjeografike gjuhesore dhe etnografike. Gjithashtu duhet mbajtur parasysh pervoja e nje shkrimtari te pjekur dhe pretendues. Autori ka dhene nje prove te rendesishme me romanin me sfond historik Nje cope toke nen qiell. Nenvizojme se romani Jete te marra peng e ka persosur edhe me artin e te shkruarit te Canosinajt. Si i tille romani shenon nje kulm te autorit por jo vetem kaq. Njohja e mekanizmave te pushtetit funksionimi i ingranazheve te qeverisjes mesjetare te Ali Pashes ku vendin e pare e zinte Siguria Shteterore na paraqet nje pamje te plote dhe te besueshme te ketij oborri. Trajtimi i puneve shteterore ne pashallekun e Janines pergjithesojne menyren e veprimit te cdo tiranie. Jo me kot hafijet e Sigurise Shteterore te Ali Pashes na ngjajne me spiunet e totalitarizmit tone e mbare atij lindor.

Ngjyrimi dialektor i zones dhe perdorimi i arkaizmave i kane dhene vertetesine dhe ngjyrimin e duhur te folures se personazheve. Kjo vjen edhe nga njohja dhe zoterimi shume i mire i leksikut prej autorit. Romani qendron mes historise dhe trillimit. Kesisoj kemi te bejme me nje roman epiko-lirik. Le te themi se epikja verehet ne luftimet dhe lirikja te idilet dashurore. Ai mban dy linja kryesore ate te dashurise mes Alfonsos dhe Velkes dhe ate te pushtetit ne pashallek dashuria e ndaluar perballe kanuneve dhe mendesise mesjetare. Megjithese Aliu nuk eshte ne qender te vepres kuptohet se jetet e personazheve te tjere varen nga veziri. Prandaj ato jane jete te marra peng.

Rrefimi i dendur pershkrimet e hollesishme sidomos te natyres magjepsese te zones apo detajet mjeshterore gjate akteve te dashurise se ciftit te pafat jane mbreselenese. Erotizmi eshte shkrire natyrshem me rrefimin dhe duke mos qene i tepruar e ka zbukuruar ate. Larmia e figuracionit me metafora hiperbola krahasime e epitete te shumellojta i japin narracionit lirizem i cili eshte nderkallur natyrshem me veprimin pershkrimin dhe dialogun. Pershkrimet piktoreske te natyres te sjellin nder mend tablo plot ngjyrime dhe jete.

Krahasuar me prozen e meparshme te shkrimtarit ne kete roman jane shtene ne pune me teper figura dhe po ashtu eshte perdorur nje fjali me e perbere dhe pjese bashke apo nenrenditese. Ne kete kendveshtrim kemi nje risi nje element te ri stilistik ne prozen e tij. Ne romanin ne analize shmanget thuajse krejt patetizmi aq shpesh i hasur ne letersine tone kur eshte shkruar per karakterin e shqiptareve apo atdhetarine e tyre. Shohim edhe trimerine e besnikerine por edhe prapambetjen friken zvetenimin nga pushteti apo kusarine. Nuk mund te mos kujtojme vargjet e Bajronit te Cajld Haroldi personazh ne veper bashke me mikun e tij Hobhauz

Te rrepte bijte e shqipes

dhe vetite nuk u mungojne

vec tishin me te arrira...

Ose lidhur me karakterin e luftetareve kujtojme leberit apo kusaret ne roman

Bijte e Himares

qe sfalin as mikun

si mundet ta lene te gjalle armikun

Jo me kot Alfonso napoletani arratiset nga vendi pa i kuptuar dot kurre shqiptaret.

Ka nje drejtpeshim mes personazheve meshkuj dhe atyre femra e nje shkrirje organike te marredhenieve mes tyre. Kjo deshmon per aftesine narrative te Canosinajt i cili e zoteron dhe e perdor me zhdervjelltesi lenden letrare. Lidhur me personazhet femerore gjejme ne njeren ane personazhe te admirueshem si Velka apo anglezja Eli dhe perkunder tyre ne skajin tjeter shpirtliga si Xhexho Syqenia apo Medoja. Gjithashtu nje oaz mund ti percaktonim personazhet e huaj ne oborrin e Aliut. Pervec ciftit Bartlin gjithe te tjeret jane pengje. Dhe ne kete pike atyre mund tu vihet shenja e barazimit me fatin e banoreve vendas te vilajetit. Kemi nje galeri te pasur personazhesh me perkatesi nga me te ndryshmet kombetare fetare racore etj. Por perballe rrezikut dhe intrigave ata vene re qe ndryshojne shume pak madje shpesh jane njelloj qenie njerezore me jeten e marre peng nga veziri i gjithepushtetshem.

Mendojme se romani Jete te marra peng mund te jete deri tani me i arriri i autorit. Duhet ritheksuar se pervec krijimtarise se gjere per femije e te rinj ku me statistika te sakta eshte shkrimtari me i lexuar prodhimtaria letrare per te rritur gjithnje e me cilesore e Viktor Canosinajt meriton te zere vendin e duhur ne letersine e sotme shqipe. Sado te pakta shenjat e kthimit te lexuesit te libri dhe dalja e kritikes letrare nga pergjumja na lene me shprese se vlerat e mirefillta artistike po fillojne te ndricohen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›