Kompromis per veriun, nuk do te kete me asnje cmim Nga Hashim Thaci
Te gjithe e dime qe situata ne veriun e Kosoves nuk eshte krijuar tani, as para tri viteve. Situata ne veri te Kosoves eshte trasheguar qe nga perfundimi i luftes tone clirimtare dhe vendosja e Administrimit nderkombetar te UNMIK-ut ne Kosove. Ne te gjithe i dime dhe ende i kemi te fresketa veprimet gjenocidiale te Serbise dhe politiken e saj te spastrimit etnik ndaj Kosoves. Fatkeqesisht, kjo politike e shekullit te kaluar, ende perdoret nga Serbia ne relacion me Kosoven, por tani ne nje forme te kamufluar per shkak te perpjekjes per te mashtruar komunitetin nderkombetar per veprimet e saja kriminale ne Kosove. Pas vitit 1999, megjithese Administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove kishte pergjegjesine ne baze te rezolutes 1244 per vendosjen e rendit dhe ligjit edhe ne pjesen veriore te Kosoves, UNMIK nuk e beri nje gje te tille dhe situata atje eshte percjell nga nje kaos total ndersa politika e administrimit nderkombetar te OKB-se ka pasur qasje te ndara dhe te ndryshme te administrimit te Kosoves veriore dhe pjeses tjeter te Kosoves. Duke shkelur mandatin e vet dhe duke vepruar ne nje forme jo transparente, Administrata e UNMIK-ut ne veri te Mitrovices ka ndihmuar ne ndarjen de fakto ndermjet serbeve dhe bashkesive te tjera etnike qe jetojne ne pjesen veriore te Mitrovices. Keshtu, duke lejuar papengese veprimtarine ilegale te strukturave paralele, Administrata e UNMIK-ut atje ne forme direkte ose indirekte ka ndihmuar strategjine e Beogradit ne vendosjen e strukturave per kontrollimin e territorit ne pjesen veriore te Kosoves dhe keshtu ka shkelur integritetin territorial te Kosoves por edhe vet Rezoluten 1244. Trashegimia e rende e luftes, vazhdimi i dhunes nderetnike ne veri, incidentet e ndryshme dhe te vazhdueshme qe nga 1999, 2004, 2007, veprimi i organizatave ekstreme si rojat e ures, prestaret e MUP-it, te Mbrojtjes Civile Serbe, BIA-a, grupet e shumta kriminale qe kontrollojne krimin e organizuar dhe kontrabanden, kane krijuar nje situate te mungeses se vazhdueshme te rendit dhe ligjit si dhe jetes se ndare ne qytetin e Mitrovices dhe ne komunat tjera te banuara me shumice serbe ne veri te Kosoves. Tolerimi i funksionimit te pjesshem te pikave kufitare 1 dhe 31, mosfunksionimi i gjykatave ne veri, krijimi i monopoleve ekonomike te qendrave te krimit te organizuara dhe perkrahja e ketyre strukturave nga ana e Beogradit kane krijuar situaten e tanishme ne veri te Kosoves.
Une sot, nuk dua te drejtoj gishtin per te fajesuar qeverite e meparshme, qe nuk kane bere pothuajse asgje per ta ndryshuar gjendjen e rende te krijuar ne veri te vendit. Nuk dua te bej nje gje te tille sepse mendoj se sot eshte koha qe ne jemi te bashkuar si kurre me pare, ne qellimin tone legjitim per ruajtjen e teresise territoriale te Kosoves dhe vendosjen e sundimit te rendit dhe ligjit. Mirepo duhet pranuar se nje gjendje e tille e akumuluar me vite si dhe shpallja e pavaresise se Republikes se Kosoves, ka nxitur reagimin edhe me te madh dhe te planifikuar te ekstremisteve serbe duke djegur pikat kufitare, shtimin e kriminalitetit dhe sfidimin e sundimit te ligjit ne ate pjese te Kosoves. Pervec ketyre faktoreve, gjendjen e ka veshtiresuar edhe qendrimi jo i qarte apo neutral ndaj Pavaresise se Kosoves i disa misioneve nderkombetare qe kane vepruar dhe jane duke vepruar ne Kosove. Megjithate perpjekjet dhe aktivitetet e Qeverise ne drejtim te ndryshimit te situates dhe integrimit te ketij territori kane qene te vazhdueshme.
Me kete rast konsideroj se gjendjen ne veri te Kosoves dhe angazhimet e institucioneve mund ti ndajme ne tri periudha:
1. Periudha deri ne vitin 2008, pra deri me shpalljen e Pavaresise dhe e cila u pershkrua nga mungesa totale e sundimit te ligjit dhe rendit ne ate pjese te Kosoves, dhe mungesa e iniciatives dhe perpjekjeve te institucioneve te nivelit qendror per te shtrire sovranitetin.
2. Periudha qe nga shpallja e Pavaresise deri me 25 korrik 2011, dhe
3. Periudha pas 25 korrikut 2011 dhe deri me tani.
Pas shpalljes se Pavaresise se Republikes se Kosoves dhe si reagim ndaj kesaj dihet se kishte aktivitete te shtuara te grupeve kriminale dhe strukturave paralele te cilat ne fillim rezultuan me djegien e pikave kufitare, nderprerjen e funksionimit te gjykates ne veri, dhe thellimit dhe rritjes se aktiviteteve kriminale dhe strukturave paralele ne kete pjese te territorit. Keto aktivitetet ishin po ashtu te perqendruara ne presion ndaj popullates shqiptare qe jeton ne ate pjese per te leshuar vendbanimet e tyre. Ndersa ne anen tjeter ne si Qeveri per here te pare filluam programet e investimeve te shtetit te Kosoves per t'iu dale ne ndihme qytetareve tane ne ate pjese dhe per te krijuar kushte afatgjata per sundim te ligjit dhe luftim te kriminalitetit.
***
Qytetaret e pjeses veriore te Kosoves per here te pare e kane ndier ndihmen e dores se shtetit te Kosoves pas vitit 2008. Ndihma per keta qytetare nuk ka qene e paket. Qeveria gjate kesaj periudhe ka investuar me miliona euro ne infrastrukture rrugore, rindertim te shtepive dhe ofrim sa me te mire te sherbimeve ndaj te gjithe qytetareve tane te asaj pjese. Si rezultat, vetem pas vitit 2008 kemi fillimin e kthimit te banoreve shqiptare ne shtepite tyre te rindertuara ne pjesen veriore te Kosoves. Po ashtu qasja e Qeverise ka qene ne drejtim qe qytetaret serbe ne ate pjese te Kosoves te pranojne perpjekjet tona si nje mundesi per permiresimin e ofrimit te sherbimeve dhe standardit te jeteses se tyre. Angazhimet e Qeverise ne veri jane zbatuar permes nje kornize strategjike dhe te planifikuar mire si dhe te koordinuar me strukturat pergjegjese nderkombetare, KFOR-in dhe EULEX-in. Strategjia per veriun ishte nje perkushtim i Qeverise se Kosoves per vendosjen e rendit dhe ligjit ne pjesen veriore te Kosoves. Nuk ka dyshim se te gjitha institucionet e Kosoves kane qene te angazhuara per zbatimin e ligjit dhe zhberjes se strukturave paralele dhe grupeve kriminale. Ne kuader te veprimeve tona, ne kemi emeruar Koordinatorin per Zbatimin e Strategjise se Veriut, ne kuader te Zyres se Kryeministrit, kemi hapur Zyren per Regjistrim Civil dhe kemi vazhduar investimet si ne rindertimin e shtepive per te kthyerit ne pronat e tyre ashtu edhe ne sektor te tjere. Ne sektorin e Bujqesise, eshte nenshkruar nje Memorandum Mirekuptimi me Ministrine e Bujqesise per te ndihmuar qytetaret e asaj ane me subvencione te ndryshme per punimin e tokave bujqesore.
***
Kthesa vendimtare per levizjen nga status quoja per situaten ne veri te Kosoves me plot bindje e them se ka qene vendimi i 25 korrikut. Vendimi per nderhyrje per venien ne kontroll te pikave kufitare 1 dhe 31 nga ana e policise se Kosoves ka qene nje vendim i menduar mire, i planifikuar dhe koordinuar shume mire. Ky vendim dhe veprim nuk ka qene i lehte, por ka qene vendim i drejte dhe i domosdoshem. E dini mjaft mire se ai ka sjell edhe rezultatet e veta, ndersa rezultati perfundimtar pa dyshim do te jete integrimi i asaj pjese te Kosoves dhe vendosja perfundimtare e rendit dhe ligjit ne pjesen veriore te Kosoves. 25 korriku ka qene nje vendim i domosdoshem, i drejte dhe sovran i Qeverise se Republikes se Kosoves. Ky vendim eshte marre ne koordinim te plote me te gjitha strukturat e sigurise ne Republiken e Kosoves, qofshin ato struktura vendore por ne nje mase te konsideruar edhe nderkombetare. Ishte vendim sovran i Qeverise se Kosoves. Nese dikush deshiron qe ta personalizoje, le ta beje. Une jam kryeminister i Qeverise se Republikes se Kosoves, dhe e udheheq Qeverine e Republikes se Kosoves.
Rritja e krimit te organizuar
Normalisht, si ne cdo vend demokratik te pavarur dhe sovran, barra kryesore e vendimmarrjes dhe metodologjia e zbatimit te vendimit bie tek ata qe qytetaret e Kosoves dhe Kuvendit i Kosoves iu kane dhene besimin per te qeverisur me vendin, pra tek Qeveria e Republikes se Kosoves. Secili vend demokratik do te vepronte ne menyren qe kemi vepruar edhe ne.
Kontrabanda masive dhe zhvillimi i krimit te organizuar ne kete pjese te territorit dhe permes kesaj pjese ne pjesen tjeter te territorit te Kosoves. Kosova qe nga clirimi i saj dhe ne kohen e administrimit nderkombetar kurre nuk e pasur nen kontrollin e saj veriun e Kosoves.
Kontrollin ne ate pjese e kane bere strukturat kriminale shpesh te ndihmuara dhe perkrahur nga shteti serb. Si rezultat ne 12 vitet e fundit ne ate pjese ka lulezuar kontrabanda dhe krimi i organizuar duke i shkaktuar shtetit te Kosoves humbje dhe dem ne fusha te ndryshme dhe shume aspekte. Shteti i Kosoves vetem per nje vit si rezultat kontrabandes ka humbur te ardhura diku mbi 150 milione euro.
Zhvillimi i kontrabandes ne kete pjese dhe ndikimi edhe ne pjeset tjera te Kosoves, jo vetem qe ndikon ne ngecjen e zhvillimit ekonomik te vendit por edhe ne ngecje ne plotesimin e standardeve evropiane, per te cilat jemi te obliguar nga ana e kritereve te integrimit evropian. Zhvillimi i kesaj dukurie ka ndikuar edhe ne zhvillimin e aktiviteteve tjera kriminale nga ana e grupeve te organizuara dhe te mbeshtetura nga shteti serb. E gjithe kjo kontrabande eshte kryer nga grupe kriminale dhe ka ndikuar ne rritjen e rrjetit te tyre kriminal ne pjesen veriore te Kosoves. Lulezimi i krimit dhe arritja e nje vetedije te paprekshmerise ka ndikuar ne mbajtjen peng te mbi 40 mije qytetareve te Kosoves, pa marre parasysh etnicitetin e tyre, peng te deshirave dhe urdhrave te ketyre grupeve kriminale keshtu duke penguar jeten normale te qytetareve.
Keta qytetare kane jetuar ne frike dhe agoni nga keto struktura prandaj dhe ne vleresojme se ka qene dhe mbetet obligim jo vetem i Qeverise se Kosoves po i gjithe spektrit perfaqesues ne Kosove qe keta qytetare te lirohen nga frika dhe agonia e jetes se krijuar atje nga krimi dhe bandat e organizuar. Per me shume, keta kriminele jane duke u perpjekur per te sfiduar shtrirjen e kushtetutshmerise dhe sovranitetit ne te gjithe territorin e Kosoves duke pasur ndikim negative ne synimet tona nacionale per integrime Euro-Atlantike. Prandaj edhe ka lindur nevoja e ndermarrjes se masave per vendosjen e rendit dhe Ligjit ne kete pjese te Kosoves.
Dhe ky eshte fillimi pasi qe vendosja e rendit dhe ligjit eshte proces i vazhdueshem dhe ne do te jemi te palekundur ne synimet tona.
Vendosja e masave te Reciprocitetit
Dialogu mes shtetit te Kosoves dhe Serbise, eshte rezultat i obligimeve nderkombetare qe ka pranuar ky Kuvend i Kosoves, koalicioni i mandatit te para kater viteve, eshte nje obligim nderkombetar te cilin e kemi pranuar te gjithe ne Kuvendin e Kosoves. Prandaj Qeveria e Republikes se Kosoves vetem zbaton vendimet e Kuvendit te Kosoves, dhe gjithe ky angazhim dhe perkushtim i Qeverise se Kosoves per dialog me Serbine per ceshtje teknike, eshte nje pergjegjesi per implementimin e modeleve evropiane per ceshtjet teknike ndershteterore, dicka qe ne e kemi bere edhe me Shqiperine, me Maqedonine por edhe me Malin e Zi. Do te vazhdohet te kete takime tjera sa i perket telekomunikacionit, energjise, marredhenieve regjionale, si dhe ceshtjeve tjera gjyqesore.
Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, shteti Serb ka vendosur njeanshem sanksione kunder shtetit te Kosoves me theks te vecante ne produktet e Kosoves. Keto sanksione kane qene ne kundershtim te plote me marreveshjen CEFTA. Qeveria e Kosoves ne bashkepunim dhe bashkerendim te ngushte me komunitetin nderkombetar ne Kosove dhe jashte Kosoves, ka pranuar dialogun teknik me Serbine. Ky dialog, sic edhe e kam deklaruar, vije si obligim nderkombetar dhe si nevoje per te pershpejtuar procesin e integrimit evropian. Perkunder permbushjes se obligimeve nderkombetare te Kosoves dhe konstruktivitetit tone ne bashkepunim rajonal dhe dialog teknik me Serbine, Serbia nuk hoqi dore nga sanksionet e vendosura kunder Kosoves. Per me teper, pavaresisht konkluzioneve te BE-se per disa aspekte te arritura ne Bruksel si pjese e dialogut, Serbia u terhoq nga vazhdimi dialogut kur u vendos te diskutohet per ceshtjen e vulave doganore. Kjo sjellje e vazhdueshme destruktive e Serbise nuk i la rrugedalje tjeter Kosoves pos te vendose masa reciproke ndaj produkteve serbe. Por per te vendosur keto masa, vendime te veshtira eshte dashur te merren ne menyre qe masat e vendosura te reciprocitetit te mund te zbatohen. Prandaj vendimi i marre me 25 korrik dhe veprimet per zbatimin e ketij vendimi kane sjelle rezultatet, ku masat e reciprocitetit jane zbatuar ne ploteni dhe asnje produkt i Serbise nuk ka mundur te futet ne Kosove derisa vendimi i tille ka qene ne fuqi.Ndersa rezultatet e ketij vendimi tashme i dime te gjithe.
***
Eshte e panevojshme qe te thuhet se gjendja e krijuar ne vazhdimesi ne veriun e Kosoves ka pasur ndikimin negative me se shumti mbi qytetaret e Kosoves, pa marre parasysh etnicitetin e tyre. Gjendja e tille ndikon ne zhvillimin normal te shtetit te Kosoves ndersa direkt prek qytetaret te cilet jetojne ne ate pjese te territorit. Popullata serbe e asaj pjese te Kosoves tashme jane bere peng e grupeve te interesave kriminale per perfitime personale. Rreth 40 mije qytetare serbe, perfshire gra dhe femije, nxenes te shkollave jane bere pre e ketyre grupeve dhe instrument i nje politike te grupeve te caktuara politike e shtesore te Beogradit. Prandaj, garantoj ketu dhe nepermjet Kuvendit te Kosoves te gjithe qytetareve te Kosoves, se masat e ndermarra ne veri nuk jane te drejtuara kunder asnje qytetari te Kosoves qe eshte brenda kornizave ligjore e asnje grupi etnik ne Kosove. Qeveria e Kosoves nuk eshte ne konflikt me qytetarin ne veri, eshte ne konflikt me ata qe kane shkelur rendin dhe ligjin. Te gjitha masat e ndermarra jane ne dobi te qytetareve te Kosoves qe duan te jetojne lirshem dhe ne menyre te ndershme ne perputhje me rendin kushtetues. Ndersa keto masa, dhe te tjerat qe do te ndermerren, do ta ngushtojne gjithnje e me shume hapesiren e veprimit per strukturat e krimit te organizuar, strukturat ilegale serbe qe veprojne ne veri te Kosoves. Fundi i tyre nuk eshte i larget dhe ata nuk do te mund te fshihen pergjithmone as prapa femijeve dhe as grave te pafajshme te cilat jane nxjerr me dhune dhe force ne krye te barrikadave. Ne dime t'i dallojme qytetaret e ndershem nga kriminelet, ne do ti ndihmojme qytetaret e zakonshem qe te ndertojne jeten e tyre pa frike nga askush, qe te kete rend dhe ligj, demokraci dhe zgjedhje te lira, dhe lidership legjitim, ne menyre qe Qeveria e Kosoves te investoj ne cdo cep te territorit te Republikes se Kosoves. Ndersa, do te perdorim vetem ligjin dhe drejtesine e merituar per te gjitha strukturat kriminale e ilegale qe veprojne ne veri te vendit.
***
Vendimi i 25 korrikut per marrjen ne kontroll nga forcat e Kosoves te vijes kufitare mes shtetit te Kosoves dhe Serbise ka ndodhur per here te pare pas 12 viteve. Ky vendim dhe veprimet e mevonshme te institucioneve te Republikes se Kosoves, KFOR-it dhe EULEX-it kane nxitur reagime te strukturave kriminale te cilat kane krijuar situata tensione politike, te manifestuara me barrikada, te vendosura nga strukturat kriminale, qe po pengojne levizjen e lire, si dhe here pas here me incidente te armatosura. Prandaj operacioni per largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugeve ne veri eshte ne kuader te perkushtimeve institucionale te Republikes se Kosoves per te garantuar lirine e plote te levizjes, vendosjen e rendit dhe ligjit, per te krijuar siguri, paqe, integrim dhe zhvillim te qendrueshem ekonomik ne pjesen veriore te vendit. Pas suksesit qe nga korriku i ketij viti, eshte plotesisht e qarte dhe boterisht e ditur se Kosova e ka perkrahjen e plote te botes demokratike. Vendimi sovran i institucioneve te Republikes se Kosoves, vendimi sovran i Qeverise se Kosoves, sot e perkrahin ne ploteni, qe te mos kete rikthim te situates se para 25 korrikut, edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, NATO, EULEX-i, dhe shtetet tjera demokratike.
***
Ne agjenden per rend dhe ligj, per jete te re ne veri, sot Qeveria e Kosoves e ka mbeshtetjen e te gjithe botes demokratike. Ky unitet veprues i Qeverise se Kosoves me institucionet e Kosoves, i botes demokratike, ndodhi pikerisht nga pergjegjesia e plote per t'iu sherbyer te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves, pa dallim etnie, ne pergjegjesite tona qe kemi treguar per respektimin e plote te standardeve evropiane, qe te gjitha ceshtjet te zgjidhen sipas modelit dhe kritereve evropiane, qe te garantojme jeten e sigurt dhe te barabarte per te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves, per te respektuar ne ploteni Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, dokumentin e presidentit Ahtisari, dhe rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit.
* Fjalimi i Kryeministrit te Republikes se Kosoves, dje ne Interpelancen Parlamentare per veriun e Kosoves