E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja per kombesine

E hene 05 Dhetor 2011 1857

GJYKATA KUSHTETUESEGjykata kushtetuese publikon te plote argumentet qe cuan ne vendimin per te rrezuar deklarimin e detyrueshem te kombesise ne ligjin per gjendjen civile te ankimuar nga gjykatat e Sarandes Permetit e Shkodres..Ne vendimin prej 21 faqesh trupa gjykuese arsyeton pse nocioni kombesi eshte i papajtueshem me kushtetuten kur vete ligji themeltar i shtetit nuk jep nje perkufizim te qarte per kuptimin e tij. Duke e perfshire elementin kombesi ne perberesit e gjendjes civile legjislatori automatikisht i ka dhene atij nje kuptim jetik duke e klasifikuar si nje komponent te domosdoshem ne aktet e gjendjes civile. Ne vleresimin e Gjykates kombesia si koncept i pa perkufizuar ne ndryshim nga komponentet e tjere te gjendjes civile nuk krijon nje lidhje juridike qe perkthehet ne te drejta dhe detyra te ndersjellat te personit fizik dhe shtetit shqiptar. Gjykata i konsideron te pabazuara pretendimet e Keshillit te Ministrave dhe cmon se ligji per gjendjen civile nuk mund te jete i vetmi burim i identifikimit te pakicave kombetare. Gjykata cmon se kombesia i takon sferes private dhe si e tille klasifikohet si e dhene personale qe duhet te mbeten jashte ketij ligji. Te dhenat etnike mund te behen shkak per paragjykime etnike krijimin e kategorive etnike ne statistika zyrtare qe tentojne te forcojne disa identitete te caktuara etnike ndarje ne shtresat sociale apo perdorimin e informacionit per qellime jo legjitime. Per rrjedhoje mbledhja e te dhenave mbi perkatesine etnike duke i perfshire ato ne akte dhe regjistra zyrtare duhet te behet ne respektim te garancive te vecanta per perpunimin e tyre. Ligji per gjendjen civile nuk parashikon garanci per perdorimin e te dhenave personale sensitive sipas gjykates. Duke e konsideruar si thelbesore ekzistencen e nje dispozite specifike per kete ceshite kushtetuesja ve ne dukje se ligji per gjendjen civile nuk permban as parashikime se si do te perdoren keto te dhena apo mbi pergjegjesine ne rast keqperdorimi te tyre. Keto jane disa nga argumentet kryesore ndersa eshte perfshire dhe mendimi i pakices se gjyqtareve qe votuan kunder . Ne 17 shtator 2011 gjykata kushtetuese votoi me 6 vota pro dhe 2 kunder shfuqizimin e ligjit per gjendjen civile .Ne kerkesen e tyre tre gjykatat e shkalles se pare theksonin se shkeleshin rende parimet e kushtetutes se vendit kur qytetareve shqiptare u kerkohej te deklaronin perkatesine e tyre etnike. Debati mbi deklarimin e kombesise tashme eshte zhvendosur ne procesin e regjistrimit te popullsise pasi shume grupe interesi jane kunder tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›