E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i Ramazanit, Topi uron besimtarët

“Në këtë Muaj të madhërueshëm, solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke na bërë të afërt me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimin në vlerat fetare e njerëzore, por edhe për të kremtuar festat së bashku, pavarësisht besimeve të ndryshme”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

Topi vë në dukje se toleranca dhe harmonia fetare, bashkëjetesa paqësore mes feve e kanë shndërruar kombin shqiptar në një shembull të rrallë në botë të këtyre vlerave sa njerëzore dhe shpirtërore.

“Këto vlera evidentojnë dhe konsolidojnë besimin e shoqërisë sonë tek një e ardhme e sigurt për të gjithë kombin, të ngritur mbi vullnetin dhe dëshirën e qashtër të secilit prej nesh për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe gëzim, sot e mot duke i bërë kështu një shërbim të madh edhe brezave që do ta trashëgojnë këtë pasuri të paçmuar në të ardhmen”, vijon urimi i Presidentit.
/Start/

                                                                                             2011-07-31 18:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›