E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Bulgarecit në Korçë ka një infrastukturë model

Pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave të komunës së Bulgarecit, një nga më të mëdhatë në rrethin e Korçës, janë sistemtuar dhe asfaltuar në dy vitet e fundit, me investimet e buxhetit të shtetit dhe grantet konkuruese. "Në dy vitet e fundit është investuar në infrastrukturën rrugore të 11 fshatrave nga 13 që ka nën administrim komuna e Bulgarecit, me 14 400 banorë", tha Artur Lisi, kryetar i komunës së Bulgarecit. Sipas z. Lisi, për këtë vit komuna e Bulgarecit ka fituar 4 grante konkuruese për investime në infrastrukturën rrugore dhe tashmë projektet janë në fazën e tenderimit për të filluar shumë shpejt nga puna për realizimin e tyre. "Me një fond prej 10 milion lekësh do të sistemohet dhe asfaltohet rruga e fshatit Belorta, 1.5 kilometra e gjatë që do ta lidh atë me rrugën nacionale si dhe do të sistemohet e asfaltohet rruga prej 800 metrash e fshatit Kuç i Zi, me një fond prej 8.5 milion lekësh", tha z. Lisi. Kryekomunari liston dhe disa nga investimet e tjera si atë në fshatin Neviçisht, ku me një fond prej 7.5 milion lekësh do të sistemohet e asfaltohet 1 km rrugë, dhe në fshatin Shamoll ku do të investohen 27 milion lekë për 3.3 kilometra rrugë të re. Me këto investime, Komuna e Bulgarecit synon të mbyllë investimet në infrastrukturën rrugore të të gjitha fshatrave që ajo përfshin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›