Ministria e Bujqësisë do të bashjkëpunojë me donatorët për monitorimin e zbatimit të skemave mbështetëse për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i ka kërkuar organizatës së Qeverisë Holandeze, SNV, që në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kanë mes tyre, ta ndihmojë për procesin e monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të skemave të mbështetjes së prodhimit bujqësor që do te zbatohen gjate vitit 2009. Gjatë vitit të fundit, ekipet e SNV-së, me zyrat e saj të përhershme në Fier dhe Dibër, realizuan në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, një proçes monitorues dhe vlerësues të skemave të mbështetjes së prodhimit bujqësor, të cilat dhanë 5 milion dollarë tek rreth 2 mijë familje fermere përfituese. Mbi bazën e këtyre rezultateve, Ministria ka vendosur që për këtë vit, proçesin e monitorimit dhe vlerësimit të skemave ta bëjnë palë të treta, pra të realizohet një transparencë e plotë dhe paanësi objektive në kontroll dhe vlerësim. Per kete arsye, MBUMK po bashkepunon me donatorët për monitorimin e skemave mbështetese, me fondet nga buxheti i shtetit, në mënyrë qe ato të realizohen plotësisht dhe të japin rezultate direkte në rritjen e prodhimit bujqësor. SNV-ja është një organizate holandeze, e cila ka 12 vjet që vepron në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka mbështetur sektorin e pyjeve,turizmin dhe zhvillimin rural.
...