Komuna e Gjilanit përplaset me AKP-në për pronë

Gjilan, 31 gusht - Komuna e Gjilanit nuk njeh asnjë titullar të pronës publike pa marrëveshje dhe harmonizim qëndrimesh me këtë komunë. Kështu thonë udhëheqësit e kësaj komune. Me gjithë insistimin dhe vendimin që ka nxjerrë KK i Gjilanit për harmonizimin e veprimeve mes AKP-së dhe Komunës, sërish janë rishfaqur problemet lidhur me pronat publike në Gjilan, shkruan sot Koha Ditore. Këtë e ka bërë me dije të hënën në një konferencë për media kryesuesi i KK-së në Gjilan, Izmi Zeka, pasi në adresë të tij kishte ardhur një letër nga AKP-ja, sipas së cilës ata shprehin habi lidhur me vizitën Stacionit të Autobusëve të bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, për t’ia përcjellë vendimin e KK të Gjilanit për mosshitjen e kësaj ndërmarrjeje nga AKP-ja.
Zeka po ashtu përmes një letre të kthyer kësaj agjencie i ka njoftuar sërish me vendimin e KK të Gjilanit, të miratuar në seancën e 9 korrikut, sipas së cilit pronat të cilat paraqesin interes të veçantë për Komunën, nuk mund të shiten nga AKP-ja pa konsultim paraprak dhe miratim nga Komuna, ndërsa është shprehur qartë dhe kategorik lidhur me zbatimin e këtij vendimi. “Në bazë të këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria për kadastër, gjeodezi, pronë dhe banim, që të hartojë listën me të gjitha pronat shoqërore – publike që paraqesin interes të veçantë për Komunën, dhe me të njëjtin do të njoftohet AKP-ja”, ka thënë Zeka. Ai e ka arsyetuar këtë vendim me nevojat e shoqërisë së Gjilanit që janë të skajshme sa i përket posedimit me tokë komunale për interes publik për ndërtimin e shkollave, çerdheve, rrugëve, etj, dhe duke pasur parasysh se Komuna e Gjilanit nuk ka pronë të mjaftueshme për qëllime të tilla. “Do të ishte shumë e pakuptimtë që pronat shoqërore dhe publike të shiten dhe fare të mos konsultohet komuna se ato paraqesin ndonjë interes të veçantë për komunën dhe qytetarët e saj”, ka shtuar Zeka. Ai shpreson se AKP-ja do të bashkëpunojë dhe harmonizoj veprimet me institucionet komunale të Gjilanit, në mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime dhe mosmarrëveshje. Ndryshe, ka thënë ai, Komuna është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë ngushtë me AKP-në në kuadër të këtyre premisave. Përndryshe, ka deklaruar Zeka, Komuna e Gjilanit nuk njeh asnjë titullar të pronës publike pa marrëveshje me Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Komuna e Gjilanit më parë ka njoftuar lidhur me marrëveshjen e arritur mes kryetarit të Komunës dhe AKP-së për tërheqjen nga lista për shitje të pronës së pylltarisë, në të cilën Komuna ka filluar ndërtimin e gjimnazit gjuhësor.
Ndërkaq, për rastet e tjera të pronës publike është qëndrim i institucioneve të Komunës së Gjilanit, kryetarit të Komunës dhe kryesuesit të KK-së, të cilët qëndrojnë pas vendimit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që të mos shiten pronat nga AKP kudo në hapësirën e Komunës pa konsultim paraprak dhe miratim të komunës, sepse komunës nuk po i mbetet më hapësirë për zhvillim. Sipas Zekës, kështu është rasti me Stacionin e Autobusëve, me Aeroportin Bujqësor, me pronat e Kombinatit Bujqësor, me Fabrikën e Baterive (IBGJ), me atë të duhanit, etj. Kreu i Komunës dhe kryesuesi i KK-së, Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka, kanë thënë se Komunës i nevojiten rreth dhjetë hektarë tokë për Universitetin Publik i paraparë të hapet më 1 tetor 2011, dhe së paku 50 deri 100 hektarë tokë për zonë industriale. Ndaj, kanë theksuar të parët e Gjilanit, duhet të ekzistojë një komunikim dhe harmonizim i plotë i Komunës dhe AKP-së, në mënyrë që të hapet perspektivë zhvillimore për komunën dhe qytetarët e saj, por edhe të bëhet joshës ligji dhe rregullorja për privatizim, kishte deklaruar ditë më parë kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa.