Komuna e Junikut edhe dy muaj në objektin e ri

Junik, 2 gusht - Ka filluar faza e dytë e ndërtimit të objektit të Kuvendit Komunal të Junikut. Një dinamikë e shpejtë e realizimit të punimeve të vrazhda në këtë ndërtesë ka rezultuar që administrata e KK të Junikut brenda 60 ditëve të ardhshme të vendoset në një ambient të ri dhe bashkëkohor.
“Faza e dyte ka të bëjë me rregullimin e infrastrukturës se brendshme, më saktësisht do të kryhen punët në suvatim, instalim elektrik, dysheme, dyer dhe dritare dhe në fasadë”, ka thënë të hënën Nevruz Krasniqi, drejtor i Administratës dhe Personelit.
Projekt është financuar nga MAPL me mbi 570 mijë euro. Objekti ka një ambient të brendshëm funksional me 1 590 metra katrorë.
“Jemi në hapë me kohën dhe punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. I kemi përfunduar të gjitha punimet e vrazhda, ndërsa për kohën e mbetur do të fillojmë me punimet brenda ndërtesës dhe në fund edhe fasadimin e tërësishëm të këtij objekti”, ka thënë përgjegjësit e firmës ekzekutuese.