E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Sarajit me qytezë universitare

Komuna e Sarajit së shpejti me një qytezë universitare. Ministri i Transportit i Maqedonisë, Mile Janakievski firmosën marrëveshjen për dhënien e tokës në shfrytëzim të Universitetit të Evropës Juglindore me rektorin Alajdin Abazi. Ndërtimi i objektit pritet të fillojë në shtator dhe të përfundojë brenda 3 vjetësh.

“Ne shpresojmë ashtu siç ka qenë rasti ne Tetovë, atje ku përveç që edukohen fëmijët e juaj dhe prej ku kemi student, do të ketë një ndikim, impakt në ambientin këtu. Kjo pjesë është vërtetë pjesë e bukur e Sarajit, është një udhëkryq, afër Shkupit dhe rruga afër kufirit por edhe lidhja me pjesën tjetër të Shkupit edhe me Kosovën do të na mundëson një komunikim më të lirë për të gjithë ata që dëshriojnë të studiojnë këtu”, thotë Alajdin Abazi, Rektori i UEJL.

“Deri më tani Universiteti i Evropës Juglindore ka dhënë kontribut të madh në arsimimin e veçanërisht të shqiptarëve të Maqëedonisë… Ky projekt që universiteti do të ndërtoj këtu në Saraj do të ketë ndikim edhe në urbanizimin e Komunës së Sarajit, urbanizimin e kësaj pjese të Shkupit”, u shpreh Abdylaqim Ademi, Zv/kryeministër i Maqedonisë.

Universiteti në Saraj do t’i ofrojë të gjitha programet studimore që janë edhe në Tetovë, kurse përvec programit për arsimin e lartë planifikohen edhe trajnime nga fusha sociale, ekonomike dhe ekologjia. Qeveria paralajmëron edhe ndërtimin e një shkolle të mesme dhe një klinike në Saraj.

Semra Jakupi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›