E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazet, jo dëftesa pjekurie por tani diploma europiane

TIRANE-Në përfundim të shkollës së mesme të rinjtë shqiptarë nuk do të marrin më dëftesa pjekurie, por diploma europiane. E thënë ndryshe, nuk do të kenë në dorë dëftesën e zakonshme që ne jemi mësuar të shikojmë, por ajo do të rikonceptohet duke iu afruar shumë formatit të një diploma. Por jo vetëm në formë, dëftesat e shkollës së mesme do të pësojnë ndryshime edhe në përmbajtje, pasi ata synojnë që cilësia e mësimdhënies të rritet edhe më. Kështu është shprehur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, gjatë një vizite që ka bërë dje në qytetin e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës. "Synimi ynë është që gjimnazi të mos japë më dëftesë pjekurie, por diplomë europiane, - ka deklaruar gjatë takimit me mësuesit e Saradës, ministri Tafaj. - Gjithashtu ne synojmë që në fund të mandatit të dytë qeverisës edhe gjuha e huaj të bëhet provim i detyruar në gjimnaze", - ka përfunduar kreu i Arsimit. Ai është ndalur në kërkesat e mëdha nga arsimi i mesëm profesional, për të cilët Tafaj kërkoi zgjerim të degëve ekzistuese të kësaj shkolle. "Përmirësimi i cilësisë, - tha ministri Tafaj, - kërkon investime dhe buxhet, për të arritur që të prodhojmë specialistë të aftë edhe për tregun ndërkombëtar të punës".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›