E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i zgjedhjeve, partitë qëndrime të ndryshme

Partitë politike dhe ekspertët në Maqedoni kanë qëndrime të ndryshme për ndryshime në legjislacionin zgjedhor dhe pikërisht për pjesën e ndërrimit të listave të mbyllura me ato të hapura. Një pjesë e tyre vlerësojnë se nuk është koha për ndërrimin e listave,të tjerët janë të mendimit se listat e hapura do të bënin të mundur që qytetarët të kenë ndikim më të madh në zgjedhjen e deputetëve.

"Nuk ekziston një sistem i shkëlqyer zgjedhor,por kërkohet një sistem I duhur i cili jo gjithmonë do të jetë përfundimtari, por që gjithmonë mund të përmirësohet.Unë personalisht mbështes çdo sistem që do ta përmirësonte sistemin zgjedhor aktual,pasi ato përmirësime mund të kontribuojnë në të ardhmen e sistemit zgjedhor", thotë Kim Campbell, ish Kryeministër i Kanadasë.

"Përparësia e listave të hapura është që rritet legjitimiteti demokratik i deputetëve dhe qytetarët fitojnë ndikim më të madh në zgjedhjen e deputeteve", u shpreh Renata Deskoska, profesor Universitar.

"Sistemi i listave të hapura është i pa realizueshëm sepse ka treguar dobës në përfaqësim rajonal, në përfaqësimin e barabartë të bashkësive më të vogla etnike dhe në përfaqësimin e drejtë të dy gjinive", tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

"Konteksti politik maqedonas është shumë i ri dhe shumë i pareformuar në kuptimin e kulturës politike për të folur për një version klasik të listave të hapura siç janë në vendet më të zhvilluara demokratike në botë", u shpreh Gordan Georgiev, LSDM.

"Nëse do të kemi sistemin proporcional me lista të hapura atëherë qytetarët përveç asaj që do të kenë zgjedhjen e partisë politike do të kenë mundësinë më të mirë të zgjedhjes edhe të deputetëve të cilët kanë kapacitete politike dhe profesionale për të prezantuar më mirë interesat e qytetarëve në republikën e Maqedonisë", u shpreh Tahir Hani, BDI.

Qëndrimet në lidhje me legjislacionin zgjedhor u dhanë në Konferencën e akademike kombëtare me temë “Përfaqësim dhe përgjegjësi–lista të hapur ose të mbyllura të kandidatëve? të organizuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI).

Bedri Rexhallari < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›