E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sopoti", Hani: Të shqyrtohen informacionet e Shaqirit

Informacionet e dhëna nga Xhezair Shaqiri për ngjarjen e Sopotit duhet të shqyrtohen nga prokurori publik i Maqedonisë. Kështu u shpreh Kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Tahir Hani, pas deklaratave të ish deputetit Shaqiri se minën në fshatin Sopot në vitin 2003 e ka vendosur Artim Destani.

“Nuk dua të komentoj deklaratën e ish deputetit Xhezair Shaqiri mendoj se ai ka dhënë disa informacione që edhe ne si grup i punës i kemi pasur, por edhe institucionet kompetente do ti marrin si informacione bazë nga institucionet e shteti si[ është ministria e mbrojtjes dhe ata do të jenë materiale që duhet të shqyrtohen nga prokurori publik, nga prokuroria e apelit dhe ajo themelore, nga gjyqëesia, do të thotë informacionet publike janë bazë për tu shqyrtuar nga ana e prokurorit publik se [farë elementesh kemi”, tha Tahir Hani, Deputet i BDI-së.

Ndërkohë ish deputeti i PPD-së, Ismet Ramadani tha se nëse institucionet shtetërore kanë pasur informacione rreth deklaratave të Xhezair Shaqirit, atëherë fajtori i vërtetë duhet të dënohet.

“Atë emër nuk e kam dëgjuar si i mundshëm që ta ket kryer këtë vepër, por gjithnjë kam menduar për atë se shqiptarët respektivisht qytetarët e Sopotit nuk kanë marrë pjesë, respëektivisht nuk janë kryerës të kësaj vepre. E keqja është në atë se nëse institucionet kanë pasur kështu informacuione atëherë është dashur me kohë të gjindet fajtori dhe most ë merren në qafë njerëz të cilët nuk janë kryerës të veprës”, tha Ismet Ramadani, Ish-Deputet i PPD-së.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, ish komandant Hoxha deklaroi se minën në fshatin Sopot në vitin 2003 e kishte vendosur Artim Destani, ndërsa për këtë kishin qënë në dijeni Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski si dhe faktori ndërkombëtar.

Shkëlzen Aqifi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›