Krasniqi: Java e Parlamentit të Kosovës, edhe në veri

Komunat e Veriut të Kosovës, vazhdojnë të mbeten problematike në pjesëmarrejn në institucionet e Kosovës. Këtë e dëshmon edhe ndryshimi i agjendës së legjislativit kosovar,në të cilën parashihej që “Java e Parlamentit të Kosovës”,të zhvillohej në komunat në veri të vendit. Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi,këtë ndryshim e quan mënyrë të përfshirjes së komunave me numër më të madh qytetarësh dhe anëtarësh të asambleve komunale.
"Jo nuk është bërë anashkalim i agjendës, por jemi përcaktuar që kësaj radhe, Java e Kuvendit, ti përfshijë komunat që nuk ka qenë të përfshira më parë dhe i kemi gjetur komunat që konsiderohen si mesatare për nga numri i asamblistëve dhe qytetarëve në përgjithësi", u shpreh Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Krasniqi shpreson që Java e Parlamentit të përfshijë edhe komunat e veriut të banuara me shumicë serbe. "Ne e kemi në plan, do të thotë në Mitrovicë kemi qenë herëve të tjera. Ne planifikojmë që nga shtatori apo tetori të kemi javën tjetër të Kuvendit dhe natyrisht që do të jenë edhe komunat që nuk kanë qenë kësaj radhe në agjendën e tonë", vijon Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi,ka bërë të ditur që gjatë kësaj jave,anëtarët e Kryesisë,sekretari i Parlamentit,si dhe deputetë të zonës,do të vizitojnë pesë komuna të Kosovës:Ferizajn,Lipjanin,Vushtrrinë,Podujevën dhe Gjakovën, ku drejtues dhe deputetë të Parlametit do të takohen me strukturat drejtuese të komunës,këshilltarët komunalë si dhe me qytetarët.
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi