Padia: Delijorgji më kërcënon me jetë
TIRANE-Biznesmeni Mihal Delijorgji, i akuzuar si një nga përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, do të përballet me një tjetër çështje gjyqësore, këtë herë bashkë me bashkëshorten Vjollca Delijorgji, e cila drejton “perandorinë” e tij që pas arrestimit. Bëhet fjalë për një padi civile të depozituar nga Mond Lanaj, e cila mban nr. 6616 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 26 shkurt 2010. Paditësi pretendon se është mashtruar nga biznesmeni Delijorgji, i cili i ka “zhvatur” një shumë të madhe parash, të cilat i ka harxhuar për të rikthyer në treg bodrumin e një prej pallateve në zonën e ish-parkut të autobusëve, në kryeqytet. Lanaj pretendon se Delijorgji, pasi e ka njoftuar për prishjen e kontratës, e ka kërcënuar me jetë, duke mos e lënë të afrohet të bodrumet e shndërruara në tregje. Lanaj ka tentuar të kontaktojë me biznesmenin Delijorgji, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. Ai ndjehet i frikësuar dhe paralajmëron se do t’i drejtohet Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim ndaj biznesmenit. “Kërcënimi për jetën përsëri është evident, megjithëse ai është i burgosur, por duke pasur besim te forcat e ligjit, e kam më të lehtë për të bërë këtë padi duke i kërkuar të paditur, përveç mashtrimit që më ka bërë që unë po ndjek me kallëzim në Prokurori, dua të më kthejë shumën e marrë me mashtrim”, - thuhet në kërkesë-padinë e firmosur nga Lanaj. Në cilësinë e të paditurit janë edhe Vjollca Delijorgji, Fatmir Sinani, Hysnie Sinani, Ferit Llagami. Kërkesa-padia me objekt kthim shume dhe shpërblim dëmi, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Altina Xhoxhaj. Më poshtë po e botojmë të plotë kërkesë-padinë e Mond Lanajt…
Padia për tregun
Z. kryetar! Unë paditësi Mondi Lanaj, në vitin 2005, muaji prill kam biseduar me të paditurit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Sinani, si administrator dhe investitor i shoqërisë ndërtimore, ‘Sinani shpk.’, për një bodrum nën pallatin që po ndërtohej me sipërfaqe 3068 m2. U bisedua që ky bodrum të bëhej treg dhe për t’u plotësuar kushtet e një tregu, m’u afrua nga të paditurit që unë të merrja përsipër këtë bodrum dhe ta ktheja në treg. Unë do të gjeja punëtorët që do të punonin për ta kthyer në treg bodrumin, ndërsa materialet ndërtimore do të mi jepnin të paditurit, siç ishin llaç, tulla, pllaka, hidrosanitare, etj. Kam filluar punën për rregullimin e bodrumit, dhe në muajin gusht 2005 nga Mihali dhe Fatmiri më është thënë se duhet të paguaj paradhënie qiraje 10.000 dollarë dhe pas kësaj do të lidhte kontratë qiraje për shumën 20.400 dollarë në muaj. Gjatë kësaj kohe, me urdhër të Mihalit, unë kam blerë me lekët e mi dy gjeneratorë të vegjël nga 200.000 lekë secili, për të cilët unë disponoj faturën që kam paguar. është blerë edhe një gjenerator i fuqishëm me vlerë 12.000 euro, ku dhe për këtë disponoj faturën. Gjithashtu, disponoj edhe faturë për sende të tjera që unë kam blerë për të sistemuar tregun me vlerë 180.000 lekë. Para se të lidhej kontrata më janë kërkuar nga e paditura, Vjollca Delijorgji 400.000 lekë paradhënie qiraje dhe unë ja kam dhënë. Në kohën kur tregu po merrte formë dhe unë po merresha me klientët që do të tregtonin në këtë treg, kërkova që të filloj punë duke lidhur kontratat e qirasë. Megjithëse më kishte premtuar se do të lidhte kontratë qiraje në muajin shtator 2005 që unë të isha i sigurt për lekët që po i jepja paradhënie, Mihali arriti të lidhte qiranë me 08.11.2005. Ky treg, edhe në muajin nëntor akoma ishte i papërfunduar, megjithëse kishte marrë formën pjesërisht dhe unë sapo kisha vendosur klientët për të ushtruar aktivitet. Ishte lënë se qiraja do të ishte me afat 5-vjeçar, të cilën ne e kishim nënshkruar, por pa e noterizuar. Më 08.11.2005, unë jam njoftuar të shkoj te noterja D.Kamberi për të nënshkruar kontratë-qiranë me Mihal Delijorgjin. Kur vajta te noterja, nuk ishin palët prezent. Aty ka qenë vetëm Evald Ferik Llagani, me të cilin lidha kontratë 1-vjeçare të noterizuar dhe 5- vjeçare të firmosur, por noterja më dha kontratë 1-vjeçare për të firmosur, duke më thënë se tani për tani akoma nuk është marrë akti i pronësisë dhe nuk mund të firmoset kontratë 5-vjeçare. Sapo unë firmosa kontratë- qiranë, të nesërmen jam njoftuar nga Mihal Delijorgji që është prishur kontrata e qirasë dhe unë të mos dukesha në ambientet e tregut, se ndryshe ai do të më zhdukte, pra më kërcënoi me jetën. Jam munduar që të kontaktoj me të, por ka qenë e pamundur. Kërcënimi për jetën përsëri është evident, megjithëse ai është i burgosur, por duke pasur besim te forcat e ligjit, e kam me të lehtë për të bërë këtë padi duke i kërkuar të paditur, përveç mashtrimit që më ka bërë që unë po ndjek me kallëzim në Prokurori, dua të më kthejë shumën e marrë me mashtrim, si më poshtë: 14.700 dollarë amerikanë, 400.000 lekë gjeneratori, 12.000 euro gjeneratori, 400.000 lekë që i kam paguar ‘kesh’ në dorë Vjollca Delijorgjit, 180.000 sende për tregun. Pagesën e tre punëtorëve për 7 muaj që i kam paguar unë, paditësi, për të cilën kisha rënë dakord me Mihal Delijorgjin, të cilët janë Faradin Lamaj, Ermal Saliaj dhe Lulzim Hasani, të cilët unë i kam paguar çdo muaj me paratë e mia, me qëllim për ta kthyer këtë ambient në treg sipas marrëveshjes me Mihalin. Unë jam mashtruar prej të paditurve, të cilët më kanë marrë lekët dhe mundin e 7 muajve pune me 3 punëtorët. Kam të gjitha provat dhe dëshmitarët për të kërkuar padinë, që do t’i paraqes në seancë gjyqësore.
Paditësi Mondi Lanaj