E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunikimi; Prokurori kërkon ndryshimin e mbrojtjes, “Buzdërri” i jep gjeneralitetet gjykatës



Gjykata e Krimeve të Rënda mori dje gjeneralitetet e njërit prej ushtarëve të “Gaxhait”, Sokol Sinomatit. Por, para se të jepte gjeneralitetet, prokurori i çështjes deklaroi para togave të zeza se ky i pandehur nuk mund të mbrohet nga avokati që ka zgjedhur, pasi po i njëjti avokat mbron edhe të pandehurin Armando Sulejmani. Më tej, në pretendimet e tij, prokurori u shpreh se nuk mund t’i mbrojë i njëjti avokat të dy, për sa kohë këta dy të pandehur kanë përplasje mes tyre. Por, vetë të pandehurit e kanë mohuar këtë fakt para gjykatës, duke shpjeguar se nuk kanë përplasje mes tyre. Gjykata vendosi që të shtyjë procesin, për të vendosur mbi kërkesën e paraqitur nga prokurori. Sinomati u ekstradua një javë më parë nga Italia. Ai akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa vepra penale si vrasje, pjesëmarrje në bandën kriminale, armëmbajtje pa leje etj. Disa javë më parë prokuroria i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor dhe dënimin e “Buzdërrit” me burgim të përjetshëm. Të njëjtën masë dënimi akuza kërkoi edhe për të pandehurit e tjerë të cilësuar si anëtarë të “Bandës së Gaxhait”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›