E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, 12 vjet burg mashtrueses me 150 mijë euro

10/04/2009  Albana Laze akuzoi implikoi edhe ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

U arrestua sepse u premtoi të afërmve të Emiljano Shullazit lirimin nga burgu

TIRANË- Vetëm një seancë pasi në gjykatë Albana Laze u përball me ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnand Kosova për të sqaruar pozicionin e saj dhe destinacionin e 150 eurove, organi i akuzës përgatit konkluzionet përfundimtare. Dje prokurori kërkoi deklarimin fajtore dhe dënimin e së pandehurës Albana Laze me 12 vjet burg. Për akuzën e pandehura është fajtore, pasi me anë të mashtrimit ka arritur të marrë nga disa persona shumën prej 150 eurove duke i premtuar se do t’i lironte nga burgu njerëzit më të dashur. Megjithë kundërshtitë e së pandehurës, Prokuroria ngul këmbë se ajo është fajtore dhe duhet dënuar nga gjykata. E pandehura ka deklaruar se paratë janë dorëzuar personave me rëndësi të çështjes. Ndërsa bëhet fjalë për marrjen e 150 mijë eurove nga familjarët e Shullazit dhe pretendimet e të pandehurës Laze se këto para janë shpërndarë prokurorëve dhe gjyqtarëve sipas akuzës nuk janë të vërteta. E pandehura kërkoi të thirret si dëshmitar Kosova dhe pas tij Tonin Vocaj dhe Arben Frashëri. Por gjykata tha dje akuza thirrur vetëm Kosovën, i cili e sqaroi më së miri situatën duke e konsideruar një mashtrim të radhës deklarimin e Lazes. Albana Laze që në fillim të procesit është shprehur se vetë nuk ka marrë para, por është interesuar për të ndihmuar familjen e Shullazit, një prej eksponentëve të krimit në vend, i cili është duke vuajtur dënimin e marrë nga gjykata për trafik droge. Laze nuk pranon fajësinë. Ndërsa prokurori tha dje se të gjitha faktet tregojnë se ajo i ka marrë paratë dhe për të dalë nga loja mbështetet tek një tjetër mashtrim. Por në këtë vorbull ajo ka futur emra prokurorësh dhe gjyqtarësh. Nuk ka ngurruar t’i përmend para trupit gjykues të drejtuar nga Petrit Çomo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›