E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Komisariatet e Sarandës dhe Përmetit pa kushte shoqërimi”

10/04/2009  Inspektimi i Avokatit të Popullit

TIRANË -Avokati i Popullit ka marrë përsipër në kuadër të institucionit për parandalimin e torturës të kontrollojë të gjitha komisariatet. Këtë radhë Avokati i Popullit ka kontrolluar dy komisariate atë të Sarandës dhe atë të Përmetit. Problemet në të dyja komisariatet janë të dukshme dhe pothuaj të njëjta. Ndërkohë që edhe rekomandimet janë të njëjta. Në komisariatin e policisë Përmet, sipas të dhënave që jepen nga Avokati i Popullit janë vetëm dy dhoma shoqërimi. Dhomat për të shoqëruarit edhe pse ishin në funksionim, si nga përmasat, ndriçimi, ashtu edhe nga konceptimi për mbajtjen e personave të shoqëruar, ishin dhoma izolimi, pasi nuk plotësonin kubaturën e nevojshme sipas standardeve të përcaktuara në ligj. Në këtë komisariat policie nuk kishte dhoma të veçanta për të mitur dhe femra. Veprimet për të miturit kryheshin në zyrat e punonjësve të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›