E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët rusë i vardisen Medvedevit

Partia Komuniste e Rusisë kritikoi ashpër kryeministrin e vendit, Vladimir Putinin, duke lavdëruar njëkohësisht presidentin Dimitri Medvedev, pasi që u cilësua si një njëri, i cili ka ngjallur një shpresë të caktuar në Rusi.

Putin ishte në qendër të kritikave të marsheve të komunistëve, të organizuara me rastin e përvjetorit të revolucionit bolshevik në vitin 1917.

Medvedevi nuk duhet ta hedh shikimin kah Putini. Ai duhet të dalë nga hija e Putinit, deklaroi Yakub Saidullajev, pjesëmarrës në marshin e organizuar nga komunistët.

Putini gëzon përkrahjen e fuqishme të partisë së tij, Rusia e Bashkuar, e cila është shndërruar në forcën më të madhe politike gjatë presidencës së tij.

Medvedevi ka pranuar në mënyrë të sinqertë se vendi është futur në një shteg pa rrugëdalje. Medvedevi ka sjellë një shpresë të caktuar, deklaroi kryetari i Partisë Komuniste të Rusisë, Genadi Zyuganov.

Ai më tutje theksoi se komunistët janë të gatshëm që të mbështesin fushatën e Medvedevit kundër korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›