SHBA-ja shton masat për mbrojtjen e myslimanëve
Zyrtarët e SHBA-së për siguri të brendshme kanë vendosur kontakte me grupe të ndryshme në të gjitha anët e SHBA-së, për të parandaluar forcimin e mundshëm të ndjenjave anti-myslimane, pas incidentit të armatosur, që ndodhi në bazën ushtarake Fort Hood, në Texas..
Komentet e bëra nga Sekretarja për siguri të brendshme, Janet Napolitano, dukej se gjithashtu ishin një përpjekje për të bindur botën arabe, se autoritetet amerikane po ndërmarrin masat e duhura për të frenuar ndjenjat anti-islamike, pas aksionit të mjekut mysliman të lindur në SHBA, Nidal Malik Hasan, i cili vrau 13 persona në Fort Hood.
Ishte kjo një tragjedi e madhe për të gjithë. Ne kundërshtojmë dhe nuk besojmë se do të forcohen ndjenjat ati-myslimane pas këtij incidenti, tha Napolitano para gazetarëve, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bëhet këtu fjalë për një individ, i cili nuk e përfaqëson besimin mysliman, shtoi ajo, duke ju referuar Hasanit.