Itali, arrestohet një nga krerët e Camorras
Policia e Napolit ditën e shtunë ka arritur që të kryej një nga operacionet më të rëndësishme policore në Itali në këto 10 vitet e fundit. Luigi Esposito, një nga krerët e organizatës së Kamorras është arrestuar pas 6 vitesh në kërkim. 49-vjeçari Esposito ishte në listën e 30 personave më të kërkuar në skedat e policisë italiane.
Esposito ishte kreu i një prej klaneve të shumta të Kamorrës. Klani që udhëhiqte Esposito quhej ""Nuvoletta" ose "Reja e vogël".
Luigi Esposito ishte i dënuar me mungës me 9 vite burg me akuzën e lidhjeve të tij me organizata mafioze si edhe për akuzën për trafikim droge. Esposito është gjetur i fshehur në një vilë të mrekullueshme në fshatin piktorest të Posillipos.
Sipas policisë italiane Esposito ka ndërtuar një fshat turistik në ishujt Kanarie të Spanjës. Ky fshat sipas raportimit policor është ndërtuar nga paratë e pista që Esposito ka siguruar nga aktiviteti i tij i paligjshëm.
Ky operacion i suksesshëm i policisë napolitane u krye një javë pas arrestimit të vëllezërve Russo, të cilët kishin nën kontroll shumë celula dhe klane mafioze në zonën e Napolit.