E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, familja e varfër që ushqehet me misra të zier

DIBER-Ne Maqellare, atje ku varfëria dhe ndodhite ekstreme arrijne kulmin. Këta fëmijë të familjes Mufti Keshi në Maqellarë të Dibrës, po rriten me misra të zierë. Shumë rrallë ata mund të provojnë ushqime të tjera, vetëm në rastet kur dikush nga fshati vë dorën në zemër, dhe shkëput nga familja e vet një pjesë edhe për këta fëmijë. Familja e varfër jeton në një dhomë 4 m2, në kushte të mjerueshme, dhe nuk trajtohet as me ndihmë ekonomike.
“Me misra të zierë, punë s’kanë”, shprehet nj tjetër banore.
Pamjet filmike të marra nga korrespondenti ynë prezantojnë një panoramë rrënqethëse, nëna Rudina Keshi, gatuan cdo ditë misra të zier, të cilët duken edhe të varura në muret e banesës si buka e përditshme e këtyre vocërrakërve….
“Jemi 6 veta në familje, dhe jetojmë në këtë banesë, është e shkatërruar. Nuk kemi asnjë të ardhur, jetojmë me të falme, s’kemi asnjë punë”, thotë nëna Rudin Keshi.
Gjëndja e familjes Keshi njihet edhe prej komunës, si një nga familjet më të varfëra të këtij fshati, por që nuk ka hyrë në skemën e ndihmës ekonomike pavarsisht kërkesës së bërë nga kryefamiljari Mufti Keshi. Ky i fundit edhe pse tenton përditë të gjejë punë të cfarëdoshme në zonë, deri tani nuk ka arritur asgjë. Fshati Maqellarë është vetëm 500 m larg zonës kufitare me Maqedoninë. Banorët tregojnë se në fshatrat matanë kufirit gjëndja e familjeve është shumë herë më e mirë, duke bërë kështu krahasimin me shtetin fqinj. “Janë aq të varfër, mundohemi ti ndihmojmë me dicka”, shprehet një tjeter banore e fshatit.
Ne kete fshat pak kohe me pare u zbulua dhe skandali me 2 vajzat e semura mendore te cilat mbaheshin te lidhura me zinxhir nga babai per me shume se 20 vjet.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›