Komuniteti Islamik, kundër gjykatës serbe
Komuniteti Islamik i Serbisë reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Bashkiake të Beogradit, që nuk dënon ndonjë nga nëntë të pandehurit e akuzuar për djegien më 2004 të xhamisë Bajrakli.
Gjyqi gjashtëvjeçar përfundoi javën e shkuar me fajësimin e tre të pandehurve me akuza për sulmin ndaj policisë gjatë incidentit.
Gjyqtarja Ivana Ramiç tha se provat e paraqitura në rastin vërtetuan vetëm se kush sulmoi policët dhe jo kush i vuri zjarrin xhamisë.
“Nuk ka dyshim për praninë e tyre atje, po kjo nuk është e mjaftueshme për një dënim”, tha Ramiç.
Rajko Daniloviç, avokat për Komunitetin Islamik të Serbisë, tha për SETimes se vendimi ishte “i turpshëm” dhe premtoi një padi kundër qeverisë serbe. Ai tha se autoritetet e larta në Serbi më 2004 e provokuan incidentin dhe më pas ndikuan mbi policinë e prokurorinë për të mbuluar provat.
“Është një sekret i hapur se qeveria (atë kohë) donte të merrte hak për dhunën kundër serbëve në Kosovë, kështu që zgjedhja ra mbi xhaminë Bajrakli”, tha Daniloviç.
Xhamia u dogj krejt, një bibliotekë me më shumë se 7,000 libra u shkatërrua dhe 50,000 euro u vodhën në 17 mars 2004. Dëmet vlerësohen në më shumë se 200,000 euro. Incidenti ndodhi kur një grup prej rreth 800 protestuesish u mblodhën në qendër të qytetit duke bërtitur “vrisni shqiptarë” dhe “shkoni në Kosovë”.
Eldin Asqeriç, sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Islamik të Serbisë, tha për SETimes se komuniteti islamik do që të nisë një proces të ri.
“Padia nuk përmend organizatorin, nxitësin, apo dëmet ndaj xhamisë”, tha Asqeriç.
Në padinë e parë, 20 vetë u renditën si pjesëmarrës në sulmin ndaj xhamisë. Në qershor, afër fundit të gjyqit, zyra e prokurorisë e pakësoi atë në nëntë të akuzuar. Përveç kësaj, padia u ndryshua, kështu që të pandehurit e tjerë u akuzuan për pjesëmarrje në një grup që kryen dhunë.
Avokati Antoni Boshkoviç, që përfaqëson disa të pandehur që u liruan, tha për SETimes se policia dhe prokuroria funksionuan dobët.
“Policia i vuri njerëzit pas murit dhe i fotografoi, gjë që është provë e pamjaftueshme”, tha Boshkoviç, duke shtuar se padia penale ishte e pabazuar, sepse zyrtarët qeveritarë “bënë një përzgjedhje”, pasi panë fotografitë e se disa njerëz në fotografi nuk u akuzuan.
Millosh Radisavljeviç, babai i tij Rade Radisavljeviç dhe Bojan Hërvatin u dënuan me katër muaj në burg për rolet e tyre në trazirat që ndodhën përpara xhamisë. Hërvatin u fajësua gjithashtu për vrasjen e një personi në një tren pas sulmit ndaj xhamisë. Ai u dënua me gjithsej 15 vjet në burg.
Në një kthesë për rastin, Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspahiç, i doli në mbrojtje Millosh Radisavljeviçit, duke thënë se ai nuk ishte përfshirë në djegien e xhamisë.
“Kjo është sepse dëshmova në gjyq, por me sa duket, ajo nuk u mor parasysh”, tha Jusufspahiç për SETimes, duke shtuar se anëtarët e familjes Radisavljeviç janë fqinjë me të cilët Komuniteti Islamik ka pasur kurdoherë një marrëdhënie të mirë. Jusufspahiç tha se Milosh Radisavljeviç e kontaktoi atë përpara sulmit në xhami për ta informuar se çfarë do të ndodhte.
“Kështu që patëm kohë të shpëtojmë fëmijët dhe një plak që ishte atje”, tha Jusufspahiç.
Milan Antonijeviç, drejtor i Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut në Beograd, tha për SETimes se të tre burrat e fajësuar u dënuan me më pak se minimumi i kohës së burgut. Dënimi për pjesëmarrje në një grup që kryen dhunë është gjashtë muaj deri në 5 vjet në burg.
“Me këtë vendim gjykata nuk dërgon një mesazh se dhuna është e papranueshme, por se ajo është e ligjshme dhe se mbështetet nga shteti”, tha Antonijeviç.
Ai shtoi se parashikon se bisedimet e ardhshme të pranimit në BE do të nxjerrin shumë probleme në përpjekjet e reformës gjyqësore të Serbisë. “Bisedimet sa po fillojnë me kapitujt që mbulojnë drejtësinë e sigurinë dhe pyetja e madhe është se kur Serbia do të përmbushë kriteret e BE-së”, tha Antonijeviç.