Pesë legjionarë në turin e tretë të Europa League
Në turin e tretë të Ligës së Europës do të vijojnë aventurën pesë pjesëtarë të ekipit tonë kombëtar. Janë kualifikuar dy futbollistët shqiptarë të Karabakut, Teli dhe Agolli, të cilët në kohën shtesë kanë arritur të barazojnë ndaj Piastit të Polonisë. Më pas radha ka qenë radha e Plakut me Slaskun, që kishte shënuar madje gol në fitoren e parë 4-0 ndaj Rudarit të Velenjes. Plaku dje është aktivizuar 45 minuta. Ndërsa në mbrëmje Bakaj dhe Vangjeli kanë kryer formalitetin me Çernomets ndaj Daçias.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)