E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia sheh nga të rinjtë, Canaj teston 55 futbollistë

Një ditë pasi është prezantuar si trajner i Vllaznisë, Agim Canaj ka veshur tutat dhe ka dalë në stërvitje. Duke qenë se organika e kuqebluve është tkurrur shumë, trajneri i ri ka bërë thirrje të vijnë të provohen të gjithë të rinjtë shkodranë. Dhe në ditën e parë është parë një dyndje e madhe, teksa plot 55 futbollistët i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe në pak ditë tekniku Canaj do të jetë i detyruar të përzgjedhë elementët më të mirë. Megjithatë, Vllaznia ka nevojë për lojtarë të sprovuar, që ende s'po duken.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›