E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalurg Donjeck, rivali i Kukësit në "play-off"

Shorti i ka rezervuar Kukësit një kundërshtar shumë të fortë në raundin e tretë, ose ndryshe të quajtur ndeshjet e "play-off"-it të Ligës së Europës. Fjala është për Metalurg Donjeck, skuadrën ukrainase, e cila e nis aventurën europiane pikërisht në këtë fazë. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë më 1 gush, ndërsa e kthimit në Donjeck më 8 gusht. Oraret mbeten për t'u përcaktuar. Shqiptarët po tregohen më të fortë se kurrë më pare.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›