Komuniteti Mysliman: Shqipëria të mos bjerë në perversitet moral
Mjaft i ashpër ka qenë reagimi i djeshëm zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar kundër ligjërimit të martesave të homoseksualëve në vendin tonë. Madje, drejtuesit e këtij komuniteti nuk kanë ngurruar që të përdorin edhe përcaktime të tipit "perversitet moral" lidhur me çështjen në fjalë. Në mbrojtje të familjes tradicionale dhe të moralit fetar, ata jo vetëm që e kanë kundërshtuar martesën mes personave të të njëjtit seks, por kanë hedhur poshtë edhe pretendimet e ngritura pak ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha për detyrime apo kushte integruese të vendit tonë në Bashkimin Europian.
"Kërkojmë që Shqipëria të mos bjerë në papërgjegjshmërinë e perversitetit moral", deklaroi dje nënkryetari i komunitetit mysliman, Sajmir Rusheku, duke i vënë vulën qëndrimit të atyre që përfaqësojnë mazhorancën mes besimeve fetare në vendin tonë.
Sipas Rushekut, ky projektligj do të përbënte shkelje të rëndë të moralit dhe do të shkaktonte stereotip të rrezikshëm për edukimin e të rinjve shqiptarë.
"Në këndvështrimin e etikës islame, miratimi i këtij projektligji do të përbënte një shkelje të rëndë të normave dhe principeve të moralit njerëzor dhe për rrjedhojë kjo do të shkaktonte një devijancë dhe një stereotip të rrezikshëm në procesin e formimit dhe edukimit të rinisë shqiptare", u shpreh dje numri dy i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Ai ka rikthyer në vëmendje atë që konsiderohet si tradita e fortë shqiptare e familjes, duke e vlerësuar këtë vendim të qeverisë si një cenim të rëndë dhe me pasoja.
"Komuniteti Mysliman, nëpërmjet këtij mesazhi u bën thirrje ligjvënësve të rinj që të vlerësojnë si një normë shumë të rëndësishme morale traditën e familjes së fortë shqiptare", tha Rusheku.
Në logjikën e kundërshtimit të martesave "gay" në vendin tonë, përfaqësuesi i komunitetit më të madh fetar është përpjekur të japë edhe argumentet pse kjo çështje nuk ka arsye të lidhet me proceset integruese të Shqipërisë.
"Për sa i përket çështjes, se kjo përbën një standard për të hyrë në BE, ne mendojmë që nuk përbën absolutisht një kusht apo standard kushtëzues, por një rekomandim fakultativ të paraqitur nga KE, tha Rusheku, duke shtuar më tej se "në këtë këndvështrim mendojmë se ekzistojnë prioritete shumë më madhore se kjo ndërmarrje për nismën ligjore".
Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar këtë moment, Komuniteti Mysliman ka kërkuar që qeveria të merret me zgjidhjen e një sërë çështjeve të rëndësishme për kombin, siç është edhe respektimi i femrave myslimane që, sipas tyre, aktualisht, ndihen të diskriminuara nga shoqëria shqiptare.
Po dje, nënkryetari i Komunitetit Mysliman artikuloi edhe nismën më të fundit që do të ndërmarrë ky institucion fetar në bashkëpunim dhe me bashkësitë e tjera religjioze në vendin tonë për të penguar këtë iniciativë të qeverisë.
Komuniteti Mysliman, përmes nënkryetarit të tij, u ka propozuar dy komuniteteve fetare, ortodokse dhe katolike, ndërmarrjen e një nisme sensibilizuese në opinionin publik, që të parandalojë miratimin e pr/ligjit për legalizimin e martesës së homoseksualëve.
Edhe dy komunitetet e tjera fetare, katolike dhe ortodokse, e shpallën hapur qëndrimin e tyre kundër lidhjes në martesë të personave të të njëjtit seks.