Rumania konfirmon 4 raste të tjera me virusin AH1N1
Shqipëria numëron plot 8 raste të prekur nga gripi i derrit AH1N1. Rezultatet për katër rastet e tjera konfirmohen nga laboratori në Rumani, aty ku specialistët e Shëndetit Publik kanë dërguar mostrat për analiza. Katër rastet e konfirmuara dje janë 3 studentë dhe 1 shtetas nga Tirana. Kampionët e analizuar nga specialistët rumunë kanë rezultuar të jenë pozitivë, çka do të thotë se katër pacientët janë prekur nga gripi i derrave.
Menjëherë pas marrjes së informacionit nga Rumania, kryetari i grupit të punës pranë Institutit të Shëndetit Publik, ka sqaruar zyrtarisht, se numri i të prekurve nga AH1N1 ka shkuar në 8.
Rezultatet kanë mbërritur nga laboratori i Rumanisë dhe kanë rezultuar pozitive. Lajmi konfirmohet nga kryetari i Grupit të Punës në ISHP e Ministria e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Katër rastet e fundit janë 3 studentë dhe 1 shtetas nga Tirana.
Nga të gjithë të prekurit në Shqipëri me virusin A-H1N1 tre janë të huaj dhe pesë shtetas shqiptarë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, raste të konfirmuara janë të gjitha rastet, të cilat kanë plotësuar përkufizimin e rastit
dhe janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit pandemik A(H1N1) në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Bukuresht, Rumani. Raste të mundshme janë të gjitha rastet të cilat kanë plotësuar përkufizimin e rastit dhe janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit A në laboratorin e Virologjisë
pranë ISHP-së, Tiranë. Raste të dyshimta janë të gjitha rastet që plotësojnë përkufizimin e rastit.
Numri i rasteve të mundshme është 13. Nga këto raste:
8 prej tyre janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, Mbretëri e Bashkuar dhe Rumani, 5 raste nuk referojnë udhëtime jashtë vendit apo lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit.
3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës: Vlorë(1), Lushnjë(1) dhe Sarandë (1). Për 4 rastet e para të konfirmuara:
3 prej rasteve janë marinarë të huaj të moshës 30, 31 dhe 41 vjeç (Spitali Rajonal - Durrës) të cilët tashmë janë larguar nga vendi. Për 1 rast nuk është raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit.
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë në ISHP është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit
dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti.
Aktualisht, në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës Direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh. Më pas kryhet kultura në linja qelizore. Nga ku izolohet virusi dhe kjo procedurë zgjat nga 24-72 orë. Si pasojë e rikonstruksionit të laboratorit të virologjisë konfirmimi për nëntipin kryhet pranë laboratorit të referencës për
Europën Juglindore në Bukuresht, Rumani ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe të dyshuara.