Nis matja e kostove për shërbimet në qendrat shëndetësore
Përcaktohet metodologjia me të cilën specialistët do të matin kostot e shërbimeve shëndetësore në poliklinika e qendrat ku ofrohet kujdes mjekësor. Tri diagnozat e para pritet të kostohen brenda vitit më pas do vijohet nga ekspertë të ISKSH-së me matjen e kostove dhe për diagnozat e tjera. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me USAID dhe Ministrinë e Shëndetësisë organizuan takimin e parë që do të përcaktojë metodologjinë e matjes së kostove në shërbimin shëndetësor parësor. Materiali i hartuar nga ekspertët e USAID-it dhe ata të ISKSH-së për matjen e kostove për disa shërbime u konsiderua nga drejtoresha e ISKSH-së dhe përfaqësuesit e lartë të USAID-it si një iniciativë konkrete për të modernizuar sistemin shëndetësor shqiptar. "Dy vjet pas nisjes së reformës në shërbimin shëndetësor parësor, jemi në një moment të thellimit të saj. Ajo që ne synojmë është t‘i japim më shumë vlerë parandalimit të sëmundjeve sesa trajtimit të tyre dhe kostoja është nga ato elemente që do të na ndihmojë për këtë", tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.
ISKSH, në bashkëpunim me USAID-in, do të bëjë të mundur matjen e kostove të paketës bazë të shërbimeve në shërbimin shëndetësor parësor, e cila tashmë po aplikohet në çdo qendër shëndetësore dhe përbëhet nga 7 shërbime bazë. "Ideja jonë është që financimi të ndjekë pacientin, pra të bëhet e mundur matja e punës së mjekut, e cila ka nisur me ndarjen e zërave (buxhet për aktivitet, performancë dhe bonus) por që do të thellohet më tej me përcaktimin e kostove reale të shërbimeve fillimisht në qendrat shëndetësore e më pas në spitale", tha drejtoresha e ISKSH-së. Ajo sqaroi gjithashtu, se 3 grup-sëmundjet e para që u përcaktuan për matjen e kostove janë astma, diabeti dhe hipertensioni, të cilat jo vetëm janë më të përhapurat në popullatë, por janë sëmundje ku parandalimi është më i mundshëm dhe determinues për shëndetin e pacientëve.