E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junajtid, në sulm për Riberinë

Frenk Riberi, sulmuesi 26-vjeçar francez i gjermanëve të Bajernit të Mynihut, është objektivi i vërtetë i Mançester Junajtid. Sikurse ishte hapur dje edicioni i gazetës së njohur angleze "The Sun", tashmë është gati një ofertë nga ana e trajnerit të "Djajve të Kuq" Aleks Ferguson prej rreth 35 milionë sterlinash. Tashmë është mësuar se brenda një dyjavori do të bëhet zyrtare kjo tratativë, por është shumë e vështirë që drejtuesit e klubit të Bajernit të Mynihut të ulin pretendimet për të lënë francezin të largohet në drejtim të kampionëve në fuqi të Premier League. Vetëm pak ditë më parë, Bekenbauer dhe Hënes kishin bërë të ditur se çmimi i Riberisë është 94 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›