E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli në zi, vdes Bobi Robson

Sër Bobi Robson është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Legjenda e futbollit anglez, i cili ka drejtuar "Tre Luanët" në Botërorin ‘90, vuante prej një sëmundjeje të pashërueshme. "BBC" konfirmoi se Robson vdiq në banesën e tij. I cilësuar si një prej mjeshtërve të mëdhenj të futbollit britanik dhe atij botëror, ai ka drejtuar edhe Fulham, Ipsuiç, PSV Eind‘hoven, Sportingun e Lisbonës, Porton, Barcelonën dhe Njukasëllin. "Qaj për vdekjen e një miku shumë të mirë", deklaroi Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid. Hoze Murinjo, i cili ka punuar pesë vjet me Robson tha: "Gjatë dy muajve të fundit nuk kisha folur me të, sepse e dija që po shuhej dhe nuk ishte ai imazhi që doja të ruaja nga Sër Bobi".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›