Venger, 35 mln euro për De Rosin
Arsenali kërkon Daniele De Rosin. Sipas të përditshmes britanike, "The Indipendent", mesfushori i Kombëtares italiane është objektivi kryesor i trajnerit Arsen Venger, i cili nuk ka pranuar rikthimin e Patrik Vieirasë. Drejtuesi i stolit të "topçinjve" është i gatshëm të paguajë rreth 35 milionë euro (30 milionë sterlina) për 26-vjeçarin e Romës. Shanset për transferimin e De Rosit në Premiership janë të vogla, pasi pak kohë më parë, verdhekuqtë refuzuan një ofertë të njëjtë nga Reali i Madridit. "Ashtu si edhe për rastin e Akuilanit, për të cilin interesohet Liverpuli, edhe e ardhmja e De Rosit varet nga problemet financiare të Romës dhe nga programi afatmesëm i familjes Sensi", theksonte gazeta britanike.