E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupat e Europës, nis aventura shqiptare

Ekipet shqiptare të futbollit do të nisin pasditen e së enjtes aventurën në Kupat e Europës. Vllaznia dhe Dinamo luajnë në Europa League, turneu që zëvendëson Kupën Uefa, duke luajtur ndeshjet e para në fushë kundërshtare. Në dukje shkodranët një trajner të ri, Hasan Likën e kanë, më të thjeshtë me irlandezët e Sligo Rovers, që janë në vështirësi financiare. Megjithatë vendasit favorizohen nga bastet si fitimtarë. Vllaznia nga ana tjetër ka më tepër përvojë në arenën ndërkombëtare dhe në 3 sezonet e fundit ka kaluar të turin e parë. Përballje më e vështirë për Dinamon që duhet të sfidojë Lahti në Finlandë. Rivalët e skuadrës tonë janë në mes të sezonit, kështu që gëzojnë një përgatitje më të mirë fizike. Lahti renditet në vendin e tetë pas 12 javësh kampionat por Dinamo llogaritet si e humbur nga bastexhinjtë. Aventura për klubet shqiptare në kontinent porn is dhe përveç Vllaznisë e Dinamos më pas në fushë do të jenë Flamurtari dhe Tirana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›