Komuniteti homoseksual, marshim në Washington
Qyteti i Washingtonit ishtë mbushur ditën e dielë me flamuj të cilët kishin imazhin e ylberit, kur me mijëra homoseksualë ishin të pranishëm në paradën e përvitshme e cila organizohet në bulevardin kryesor të qytetit.
Manifestuesit gay në këtë protestë kërkonin një varg të drejtash të cilat sipas tyre ende mungojnë në shoqërinë si edhe në legjislacionin amerikan.
"Është shumë absurde që komuniteti ynë nuk respektohet. Ne paguajmë taksat për këtë shtet dhe sërish ka pabarazi dhe dekurajim nga institucionet ligjore."- pohoi një demostrues gjatë zhvillimit të paradës.
Kjo demonstratë u zhvillua vetëm një ditë pas deklaratës së Obamës, i cili pohoi se do të punonte për shfuqizimin e një ligji i cili nuk lejon që homoseksualët të jenë pjesë e shërbimit ushtarak amerikan. Ky akt i Obamës ka qenë një premtin i tij që në kohën kur ai garonte si kandidat për president.
Shumë nga pjestarët e komunitetit të homoseksualëve pohuan se Obama kishte qenë shumë i ngadaltë në iniciativën e tij për të shfuqizuar ligjin i cili ka një emër mjaft të çuditshëm "mos pyet, mos trego". Ky ligj e ndalonte qeverinë amerikanë që të pyeste ushtarët e saj nëse ishin shqiptarë për aq kohë sa ata nuk e pohonin një gjë të tillë.