E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti mysliman, Rusheku nuk pranon shkarkimin

Pak dite pas shkarkimit nga posti i nenkryetarit te Komunitetit Mysliman Shqiptar, Saimir Rusheku e ka cilesuar kete veprim si shkelje e hapur.

Rusheku i cili tha se megjithe mbledhjen e bere per kete fakt, ai e konsideron serish veten nenkryetar. Sipas tij, komuniteti mysliman eshte kthyer ne prone e kryetarit dhe se Selim Muca po e zhyt cdo dite e me shume kete institucion drejt dekadences.

Nenkryetari i shkarkuar tha se do t’u drejtohet institucioneve te drejtesise me nje padi gjyqesore, nderkohe qe ai ftoi edhe anetaret e komunitetit te kontribuojne ne rishikimin e statutit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›