PS:Qeveria dështoi me politikat ekonomike

Nënsekretarit të Programit në PS-së Ervin Bushati në një deklaratë për shtyp është shprehur se papunësia mbetet plaga kryesore e ekonomisë tonë dhe problemi madhor për çdo familje shqiptare. Sipas tij është faji i Sali Berishës që politikat ekonomike të punësimit në Shqipëri kanë dështuar pa prodhuar asnjë rezultat konkret.
"Qeveria Berisha e ka tepër të lehtë të propagandojë mbi punësim të plotë në treg, por tepër të vështirë të paraqesë një politikë të saktë punësimi para të papunëve në vend" theksoi Bushati. Ai gjithashtu theksoi se qeveria Berisha e ka tepër të lehtë të premtojë qindra mijëra vende pune në letër, por e ka të pamundur të krijojë një grusht vende pune me meritë të sajën. "Manipulimet me shifrat zyrtare të papunësisë nuk mund të fshehin realitetin" theksoi Bushati duke shtuar se PS denoncon premtimet boshe të qeverisë për qindra mijëra vende të reja pune, kur papunësia kërcënon çdo familje shqiptare që kërkon të ketë mundësinë e një vendi dinjitoz pune për të siguruar jetesën.