Lidhje të veçanta me Kosovën

Në prag të vizitës në Beograd, Presidenti turk Abdullah Gul ka thënë se njohja e Kosovës nga Ankaraja nuk duhet të jetë pengesë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë. Ai ka theksuar se Turqia ka lidhje të veçanta dhe të fuqishme me popullin e Kosovës që prej lashtësisë.
Presidenti turk Abdullah Gul ka deklaruar se vendimi i Ankarasë për njohje të pavarësisë së Kosovës nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Turqisë dhe Serbisë.
Presidenti Gul do të qëndrojë të hënën në Beograd për një vizitë dyditëshe, gjatë të cilës do të takohet me krerët më të lartë serb.
Turqia ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga Ankaraja ka ardhur më 18 shkurt. . Presidenti Gul ka thënë se ky vendim i shtetit të tij nuk është kundër Serbisë
Njohja jonë e pavarësisë së Kosovës, me popullin e të cilit Turqia që prej lashtësisë ka lidhje të fuqishme dhe të veçanta, dhe pavarësia e të cilit erdhi si rezultat i angazhimit afatgjatë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është një qëndrim i drejtuar kundër Serbisë. Ky qëndrim nuk do të duhej në asnjë mënyrë të ishte pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve turko-serbe, ka thënë ai në një intervistë për të përditshmen serbe Danas.
Gul ka shtuar se Turqia është e vetëdijshme për ndjeshmërinë e Serbisë dhe të popullit të saj lidhur me Kosovën. Ai ka theksuar se vizita e tij në Beograd paraqet një hap të rëndësishëm dhe një fazë që paraqet një përparim në marrëdhëniet bilaterale gjatë viteve të fundit.
Presidenti turk dëshiron që marrëdhëniet me Serbinë të përparojnë edhe më shumë.
Me të vërtet i çmojmë dhe u japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Serbinë të cilën e konsiderojmë element të stabilitetit në Ballkan. Dëshira jonë e sinqertë është që raportet dhe bashkëpunimin tonë ta avancojmë në një nivel më të lartë në shërbim të interesit të përbashkët, ka thënë Gul.