E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën paratë e pensionistëve, arrestohen vëllezërit

FIER- Përfundojnë në pranga dy vëllezër nga rrethi i Mallakastrës në Fier, me akuzën e grabitjes me armë e maska të parave të pensionistëve. Dy të ndaluarit dyshohen si autorë të grabitjes së punonjësit të Albapostës së zonës një shumë të konsiderueshme lekësh, që do t'u shpërndahej pensionistëve.
"Gjergji dhe Florian Begaj, përkatësisht 20 dhe 29 vjec, banues në fshatin Çorrush të komunës Kutë, u arrestuan pasi ata janë identifikuar si autorë të sulmit ndaj punonjësit të Albapostës, Barjam Ismailaj, duke i grabitur atij rreth 800.000 lekë që do t'ua shpërndante pensionistëve të zonës", thanë burimet zyrtare të policisë lokale.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e vëllezërve Begaj, policia sekuestroi dy armë automatike. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal nën akuzën "vjedhje me armë" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›