Komuniteti, përse nevojitet debati publik
Agim Baçi
A duhet të jenë në dijeni shqiptarët për problemet e komunitetit, apo duhet t’i kishin zgjidhur mes tyre? Kjo pyetje besoj se ka ndarë mendimet e mjaft shqiptarëve gjatë ditëve të fundit, teksa është parë publikisht një debat, që lidhet me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri, të kundërshtuara nga një pjesë forumesh dhe të mbrojtura nga ana tjetër. Personalisht, ndihem i trishtuar teksa shoh një bashkësi kaq të rëndësishme duke debatuar ashpër në publik, për disa çështje që duhej të ishin zgjidhur fare mirë mes njëri-tjetrit. Por, në fakt, a duhet të jetë problem i shqiptarëve një çështje e tillë, apo duhej të ishte “problem i brendshëm”?
Së pari, si qytetar shqiptar, do të isha i shqetësuar për shkeljet e procedurave, qofshin ato te myslimanët, te katolikët, tek ortodoksët, apo në çdo shoqatë apo bashkësi tjetër. Respektimi i procedurave, i rregullave, i ligjeve, ka të bëjë në thelb me kuptimin e lirisë. Nëse një individ nuk e ka kuptuar këtë funksionim, atëherë ai ka probleme të rënda me lirinë dhe si i tillë duhet futur në një gjykim të gjerë, sidomos kur funksioni i tij i përket një numri të madh njerëzish, siç është rasti i Komunitetit Mysliman.
Pra, nëse janë shkelur rregullat, duhet të jemi të shqetësuar, pasi një reagim zinxhir mund të bëhet në çdo moment edhe pjesë e jona. Në rastin e komuniteteve, për rëndësinë shpirtërore që ka në jetën e përditshme, angazhimi qytetar, debati i gjerë, merr një kuptim të rëndësishëm. Kështu që debati për komunitetin duhet kuptuar si një debat më i gjerë, për shkak të rëndësisë që ka kjo bashkësi në jetën e shqiptarëve. Pra, nëse imazhi i komunitetit nuk është në lartësinë e duhur, kjo dëmton edhe shoqërinë, sepse ky komunitet është pjesë e jona.
Në rastin konkret, ajo që kam ndjekur, është fakti se disa anëtarë forumesh kanë akuzuar kryetarin aktual se ka shkelur statutin dhe se i kanë kërkuar atij që të lejojë zgjedhje demokratike dhe në bazë të rregullave të këtij institucioni. Një kërkesë që duket minimale, për një logjikë funksionimi. Madje, në respekt të ligjeve dhe rregullave, këta kundërshtues kanë preferuar edhe rrugën ligjore për pretendimet e tyre. Por, në krahun tjetër, kreu i Komunitetit dhe disa mbështetës së tij kanë akuzuar kundërshtarët e mbledhjes si “ekstremistë”. Por, a mund të jetë ekstremist dikush kur kërkon zbatim ligjesh dhe rregullash.
Kundërshtimi i kreut aktual të komunitetit duket se nuk është në të njëjtën hulli me atë të kundërshtarëve, pasi në vend të sqarimit nëse janë shkelur apo jo procedurat, ai i është përgjigjur me akuza. Përgjigjja e kërkesës për respektim rregullash me akuza, madje akuza që dëmtojnë rëndë imazhin e gjithë shqiptarëve, mendoj se është një gafë e rëndë e Muçës. Qëndrimi i tij është thuajse analog, sikur kryeministri, të dilte në publik e të akuzonte si “ekstremistë” apo “si të përdorur” liderët e opozitës, se kërkojnë zgjedhje të rregullta!!!
Duket se i papërgatitur për të debatuar në publik (shumica e shqiptarëve e njeh vetëm nga festat e Bajrameve dhe pa asnjë angazhim tjetër në jetën sociale të shqiptarëve), Selim Muça ka gjetur rrugën më të shkurtër për të sprapsur kundërshtimet ndaj zgjedhjes së tij. Duke tentuar ta fusë në një qorrsokak dyshimesh, Muça në fakt shton dyshimet se akuzat ndaj tij janë të vërteta. Në daljet e tij në publik, në mënyrë shokuese, ai deklaronte në një të përditshme se “tani e kish parë që i përfundonte mandati”. Ndërsa disa mbështetës të tij e justifikonin thyerjen e statutit me mosqenien e tij në Shqipëri, apo edhe me mungesë fondesh për të dërguar fakse apo zarfe!!! Ky qëndrim të jep gati-gati idenë se Muça nuk e ka marrë vesh ende që në Shqipëri ka ndryshuar sistemi!!! Teksa e sheh të akuzojë, ai të jep përshtypjen se e sheh veten ende në zyrën e Bato Karafilit, të ish-sigurimit, ku mund të marrë në qafë këdo përmes denoncimeve.
Përballë kësaj situate nuk mendoj më se ka vend për mëdyshje, nëse duhej apo jo të përfshihemi në debat për atë çka ndodh në Komunitetin Mysliman. Nëse ne kërkojmë të shkojmë drejt një shoqërie me ligje dhe rregulla, duhet ta kërkojmë atë në çdo qelizë të jetës. Në fund të fundit, edhe vetë Muça duhet të kuptojë se ekstremist është ai që thyen rregullat e lojës dhe ligjin, e jo ai që kërkon zbatimin e tyre. Dhe shoqëria shqiptare ka detyrën morale t’ia thotë këtë atij dhe kujtdo tjetër, sepse kështu nuk kontribuojmë vetëm për një bashkësi islame më të mirë, por edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Madje, nga të gjithë ne, Muçës dhe të tjerëve, u duhet kërkuar që ose të denoncojnë ekstremistët në institucionet hetimore, që të hiqet kjo njollë nga besimtarët shqiptarë, ose t’u kërkojë falje shqiptarëve për akuzën e pabazë.
Ne kemi nevojë për institucione fetare që të kontribuojnë në jetën e përditshme, të jenë prezent në dhënien e mendimit për debatet që lidhen me marrëdhëniet në familje, punë, shkollë apo kudo tjetër, ashtu siç ndodh rëndom në botën moderne. Mos të harrojmë se në Amerikë, në shumë institucione, ekzistojnë komitete që përbëhen nga specialistë, nga juristë dhe nga përfaqësues të kishës. Mjafton të shikojmë lajmet e ditëve të fundit, se sa reagime kishte pas deklaratave të Papës për prezervativin. Pra, ne nuk kemi nevojë që të shohim një kryetar që del në publik sikur të jetë drejtor pronash, por të jetë përfaqësues me integritet për shqetësime që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.