E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha dhurata për talentet

 

BURREL - Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit, me statusin e kryetares së fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" shpërndan dhurata për fituesit e një konkursi në Burrel. Shoqata FAS (Formim, Animim, Sensibilizim) zhvilloi një aktivitet, ku konkurruan në poezi dhe pikturë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të rrethit. Kryebashkiaku i Burrelit, drejtori i zyrës arsimore Mat dhe drejtues të shoqatës FAS falënderuan zonjën Berisha për ndihmën e dhënë dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Në fjalën e saj, Liri Berisha tha se fëmijët e këtij rrethi e duan poezinë, pikturën dhe jetën. Zonja Berisha pohoi se talentet e reja duhen stimuluar, pasi ata i japin emër qytetit dhe rrethit. Vendin e parë në pikturë e fitoi Rovena Lala, nga shkolla "Ilia Qiqi", në poezi Adelajda Çoku, nxënëse e "Papa Gjon Palit" Ulëz. Duke i dhënë këtë çmim nxënëses nga Ulëza zonja Berisha tha se kishte sjellë 8 biçikleta nga Japonia për fituesit.                              h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›