Athine, shqiptari ekzekutohet ne qender

Nje emigrant Shqiptar u ekzekutua mbremjen e se shtunes ne qender te Athines. Viktima, 31 vjecari Cajup Qijvani nga Ksamili i Sarandes u qellua me dy plumba ne koke ne lagjien “Patisia”, vetem 500 metra larg sheshit “Omonia” te Athines.
Hetuesit e ceshtjes thane per Top Channel, se pista me e mundshme eshte ajo e hakmarrjes, pasi viktima ishte nje prej anetareve te bandave te armatosura ne jug te Shqiperise ne vitet 1997-1998.
Qijvani, sebashku me nje grup te armatosur, ishin kthyer ne makthin e shofereve qe kalonin aksin rrugor te Qafes se Muzines gjate trazirave te atyre viteve. Madje ai ka kryer denim ne burgjet Shqiptare lidhur me keto akuza.
Cajup Qijvani u lirua rreth nje vit me pare dhe qe atehere emigroi ne Greqi.