Komunizmi, një revolucion i lindur i vdekur (nga uria)
Ekziston një libër me vlerë në Itali i shkruar nga studiuesi i historisë Silvio Pons, që titullohet: “Revolucionit global. Historia e komunizmit ndërkombëtar. 1917-1991”, ku rindërtohet me ekuilibër historia komuniste, duke supozuar se ajo ishte, para së gjithash, një projekt i revolucionit botëror. Kësisoj studiuesi Pons (profesor i Historisë së Europës lindore) analizon pasazhet e mëdha historike. Parabola e saj u zhvillua në gjashtë etapa: në vetë periudhën revolucionare, ndërtimin e shtetit Sovjetik, Lufta e Dytë Botërore, zgjerimi imperialist i BRSS, rënia e tij e mëvonshëm, kriza dhe shpërbërja. Ne theksojmë, për aq sa na takon, që kundërvënia e vërtetë që përcakton shekullin e njëzetë nuk është mes demokracisë dhe fashizmit, por në mes demokracisë dhe totalitarizmit. Ne gjithashtu shtojmë se komunizmin nuk mund të identifikohet me Perëndimin. Këtë e konfirmojnë rastet e Europës Lindore të rënë nën thundrën e Stalinit dhe Ushtrisë së Kuqe. Në Perëndim nuk ka pasur kurrë një afirmim të vërtetë dhe vendimtar tw komunizmit. Dhe sukseset zgjedhore të komunistëve italianë të ndodhur në vitet shtatëdhjetë ishte për shkak të faktit se PKI u paraqit, së paku pjesërisht, me një fytyrë "social demokrate".
Nga rindërtimi i studiuesi Pons dëftehet përfundimisht përkufizimi se: Komunizmi ishte një lëvizje politike, kulturore, ideologjike dhe ushtarake; megjithatë nuk ka qenë, ndonjëherë, një realitet ekonomiko-social, natyrisht, nëse për realitet ekonomik dhe shoqëror do të kuptojmë ekzistencën e një shoqërie civile të mirë. Në këtë kuptim, ajo kurrë nuk ka qenë, madje edhe për një moment, një alternativë reale ndaj kapitalizmit. Siç shkroi François Furet, duke iu referuar përvojës komuniste të Bashkimi Sovjetik, “shpërbërja e saj aq e shpejtë nuk kanë lënë asgjë, as parime, as kode, as institucione edhe as një histori. Ajo kish qenë një superfuqi pa mishëruar një qytetërim”.
Profesori Pons, sigurisht nuk mund të matet me atë që “nuk ishte”, prandaj librit të tij i mungon shpjegim vendimtar për dështimin e komunizmit, e cila nuk ishte për shkak të motiveve politike, ushtarake apo kulturore, por në fakt, nuk ka dyshim, se ekonomia kolektiviste kurrë nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë: në Rusi, ashtu si në Kinë dhe Kubë, apo vende të Azisë Jug-lindore, ajo ka sjellë "socializmin e vërtetë" në katastrofë.
Ballafaqimi i vërtetë midis kapitalizmit dhe komunizmit ndodhur në njëzet vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur konkurrenca paqësore u lirua përfundimisht nga çdo element luftarak. Dhe kjo, natyrisht, flet për natyrën e fitores dhe disfatës së një modeli, pasi në drejtim e krahasimeve të lirisë ju mund të shikoni me të vërtetë se cili është në gjendje të ofronte një qytetërim më të lartë, më të begatë, një barazi më të madhe dhe më shumë liri.