E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert homazh për Modugnon



“Nel blu, dipinto di blu” e bëri atë të pavdekshëm. Sot në orën 19:30, në Akademinë e Arteve zhvillohet një koncert homazh për këngëtarin italian Domenico Modugno. Solistët Mario Rosini, Luciana Negroponte dhe Patrizia Lomuscio, nën drejtimin e Vito Andrea Morra-s, do të sjellin këngët më të bukura të Modugnos, i cili ka lënë vulën e vet në kulturën italiane dhe jo vetëm, si këngëtar, kompozitor, aktor, por edhe si politikan. Kënga e tij më e njohur edhe për publikun shqiptar është “Nel blu dipinto di blu”, ndonëse ka shkruar edhe shumë këngë të tjera, madje ka interpretuar edhe në plot 44 filma. Kënga fitoi festivalin e Sanremos dhe shiti mbi 22 milionë kopje. Kjo këngë prezantoi Italinë në Festivalin Evropian në vitin 1958. Në vitin 1959, Modugno fitoi rishtazi Festivalin e Sanremos me “Piove”, ndërsa një vit më pas mori vendin e dytë me këngën “Libero”. Më 1962, Modugno fitoi Sanremon për herë të tretë me “Addio, Addio” dhe katër vjet më vonë përfaqësoi sërish Italinë në Eurosong me këngën “Dio come ti amo”. Më pas u mor me muzikë klasike dhe politike. Vdiq në gusht të vitit 1994.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›