E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtatëvjeçari voziti makinën 30 kilometra për ta parë të atin

Zyrtarët e policisë në Detroit të SHBA-ve u vunë në lëvizje pasi një shofer i motoçikletës kishte parë së pari djaloshin shtatëvjeçar duke ngarë makinën rrugës për në Michingan.

Policia shpejt e lokalizoi djaloshin e 1 metër e 20 centimetra, i cili po voziste 80 kilometra në orë. Kur e ndalën, djaloshi tha se jeton me të ëmën, por ishte nisur për ta vizituar të atin si dhe kishte kaluar 30 kilometra në drejtimin e duhur dhe shtoi se ngasja e makinës së vërtetë është më e lehtë se ngasja e makinës në videolojëra.

Zëdhënësi i policisë tha: “Më vjen mirë që nuk ka lënduar veten ose të tjerët. Mund vetëm ta paramendoj se në sa shenja trafiku nuk është ndalur, e që është dashur të ndalej. Mendoj se djaloshi shtatëvjeçar nuk dinte t’i lexonte shenjat e trafikut”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›