Ndahet Bojkenni
Këngëtari dhe kompozitori i muzikës rok, Bojken Lako i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me Olesian. Ata kanë qenë në lidhje që nga viti 2006, kur ishin takuar në një ditëlindje, por pas pesë viteve, ata janë futur në një krizë në lidhjen e tyre.
Sipas tabloidit shqiptar “Bluetooth”, çifti tashmë është ndarë. Burime të kësaj gazete kanë thënë se artisti i njohur i cili bashkëjetonte më të shoqen ka një periudhë të gjatë që nuk janë bashkë.
Madje sipas këtij burimi, Bojkeni dhe Olesia janë ndarë që katër muaj dhe në fillim ata kishin menduar se gjatë këtyre muajve do të pajtohen, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet nga ana e tyre.
Mirëpo, ende nuk ka asgjë zyrtarisht nga çifti, të cilët nuk e kanë konfirmuar ndarjen. Ndryshe, Bojkeni ka kohë që është marrë vetëm me organizimin e disa koncerteve në Shqipëri dhe jashtë saj, por pas daljes nga Top Channeli, ku stafi i këtij televizioni e kishin përjashtuar nga puna për shkak se kishte bërë një këngë për Partinë Demokratike.
Pas problemeve në sferën profesionale, Bojkeni tash duhet të përballet edhe me probleme në sferën private.