E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina në stilin Nintendo

Amerikani Sherod Grayer (25vjeçar) nga Georgia e shndërroi makinën e tij në përmendore për Super Marion e Nintenods, shkruan Oddity Central.

Ideja i lindi para dhjetë vitesh kur filloi të vizatojë se si mund të dukej makina e tij. Shpejtë filloi ta rregullojë makinën e tij Chevy Caprise. Të gjitha zbukurimet dhe pikturat në makinë janë dizajn i Sherodit.

Pamjen e jashtme të makinës e zbukurojnë kontrollorët e Nintendos. Mbulesat e ulëseve janë në ngjyrat e Nintendos dhe janë të zbukuruara me personazhin e Super Marios dhe Luigit.

Në ulëset e pasme janë shkruar fjalët “Game Over”, ndërsa pjesët e brendshme të dyerve janë të zbukuruara me personazhet e lojës së popullarizuar kompjuterike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›